Aktori Timo Flloko, një jetë në skenë

Timo Flloko është një nga personalitetet më të vlerësuar të kinematografisë shqiptare dhe skenës teatrore.

Rolet e shumta në kinematografi dhe teatër, i kanë dhënë një vend të rëndësishëm në artin dhe kulturën shqiptare.

Mbi 40 role në kinematografi, mund të numërohen, ku veçantia e personazheve të interpretuara e diferencojnë artistin.

Veç anës artistike dhe talentit të spikatur për aktrim, Timo Flloko është edhe një nga profesorët më të respektuar të Fakultetit të Artit Skenik.

Aktori i njohur Timo Flloko i ka falur ndër vite publikut shqiptar, emocione pafund të cilat janë vlerësuar dhe duartrokitur nga publiku.

Fëmijëria

I lindur në Pejë më 26 prill 1948, Timo Flloko la pas Pejën për të banuar në Vlorë. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë, kurse Institutin e Lartë të Arteve në degën e Dramaturgjisë, në Tiranë më 1970.

Timo Flloko mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, pasi është nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre filmit.

Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë prej shtatë vitesh arriti të futej edhe në botën e Holliwodit ku luajti në disa filma. Pas kthimit nga Amerika u kthye në Tiranë ku tani punon si pedagog në Akademin e Arteve në degën e aktrimit dhe regjisurës.

Teatri

Teatri është padyshim vend i vlerësimit direkt dhe të drejtëpërdrejt nga publiku për çdo aktorë. Timo numëron edhe shfaqe të shumta teatri të cilat janë vlerësuar nga kritika dhe publiku. Mund të përmendim këtu shfaqjet me Kadri Roshin, Sulejman Pitarkën, etj, që kanë qenë kollosë të teatrit, apo dhe shfaqjen “Doktor Shuster” me Robert Ndrenikën. “Elektronika sot ka marrë përparësi, por teatri që nga koha kur lindi në kohën e Greqisë së lashtë dhe sot ka të bëjë me artin e njeriut të gjallë dhe ai nuk vdes kurrë. Spektatori e do shumë, sepse është komunikimi i brendshëm emocional i artistit.”- shprehet artisti.

Filmografia

Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe “Përse bie kjo daulle” patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye të mentalitetit. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij së pari në rolet e Meços në filmin “Kur zbardhi një ditë” dhe Kabos në “Malet me blerim mbuluar”, të xhiruar në vitin 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek “Shtigje lufte” (1976) dhe Luani tek “Lulëkuqet mbi mure”, ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977. Janë mbi 40 role në karrierën e tij kinematografike të cilat e diferencojnë artistin.

Por filmat që aktori diferencon janë “Vdekja e kalit”, pasi është filmi i parë që trajton në mënyrë realiste gjithçka, dhe filmi “Parullat” që është një film satire i mrekullueshëm. Filmat janë të gjithë të veçantë për shkak të tematikës, për këtë arsye edhe Artisti nuk i veçon.

Filmat dhe personazhet janë të shumtë, por po rendisim disa prej tyre:

(2008) Andrea

Pamje nga ura (2007) teater

Stay Awake (2006), Mirosh

In Between (2006/I), Nick

Syri magjik (2005), Niko

Evil Never Dies (1999) (episodi i V), Mustafa

Angel’s Dance (1999), Shanku (The Shank)

K-911 (1999) (V), Xhonson (Johnson)

Përdhunuesit (1995)

Loin des barbares (1994), Vladimiri

Vdekja e kalit – (1992), Agroni

Balada e Kurbinit (1990), Gurgen Dreni

Binarët (1987)

Vrasje në gjueti (1987)

Fillim i vështirë (1986), Bujari

Rrethimi i vogël (1986), Shoku Agron, kryetari

Të paftuarit (1985)

Militanti (1984), Visar Shundo (Vasil Shanto)

Nata e parë e lirisë (1984), Ceçemi

Ballë për ballë (1979), Inxh. Sergej

Liri a vdekje (1979), Cerçiz Topulli

Njeriu me top (1977), Mato Gruda

Lulekuqet mbi mure (1976), Luan Sina, mësuesi

Shtigje lufte (1974), Kanan Tafili (Kajo Karafili)

Kur zbardhi një ditë (1971), partizan Meço

Malet me blerim mbuluar (1971), Kapo Dalipi

Përse bie kjo daulle – (1969)

Gadhnjim mbi vdekjen – (1967), Fatosi

Nga Marinela LAMCE /Pol-Al.com

Loading...