Përlot vajza e parodistit Muhamet Liko: “Do ktheja çdo gjë përmbys vetëm për një herë të vetme të riktheheshe pranë meje,Muhameti im i madhërishëm”

Cdo ditë e më shumë ndihet mungesa e aktorit te humorit vlonjat dhe atij shqiptar,parodistit të njohur Muhamet Liko.

Ndihet mungesa e tij te familjarët,miqtë,kolegët,te publiku i tij që e donte aq shumë dhe vazhdon ta ndjekë dhe ta ketë pranë me humorin e tij të bukur.

Një ndër njerzit e tij më të afërt,vajza e tij nëpërmjet një statusi në facebook tregon se sa e vetmuar ndihet nga mungesa e tij.

“Do ktheja çdo gjë përmbys, madje edhe gjithë botën do ta ktheja me koke poshtë, vetëm për një herë të vetme të riktheheshe pranë meje” – shkruan me shume dhimbje dhe trishtim vajza disa rreshta të cilat i shoqëron me foton e babait të saj,parodistit Meti.

Statusi i plotë:

“Do ktheja çdo gjë përmbys, madje edhe gjithë botën do ta ktheja me koke poshtë, vetëm për një herë të vetme të riktheheshe pranë meje. Kam shumeee nevojë për ty I shtrenjti im, Muhameti im I madhërishëm!”

M.A @labërianews

Loading...