Dikur riparonte makina, sot ndër politikanët aktivë

Këtë të shtunë, autorja e programit “Pop Culture në Top Channel ka shkuar në Vaun e Dejës, vendlindja e politikanit Nard Ndoka, i cili ka qenë i ftuar në “Një ditë me Dojnën.

Veç kësaj Nardi u pyet se cila është puna e parë që ka bërë para se të bëhej politikan.

“Kam punuar elektroauto, ky është profesioni im i parë dhe është një profesion shumë i mirë.

Kam punuar deri në moshën 24 vjeçare dhe isha i vetmi që punoja elektroauto në gjithë rrethin e Shkodrës.

Kisha kategorinë e 5-të pra isha mjeshtër/usta, ishte rast unikal se nuk lejohej të merrje këtë kategori nëse nuk i kishe 30 vjet punë”, ka treguar Nardi.

Elektroauto quhen pikërisht njerëzit që rregullojnë pjesët elektrike të makinave dhe Nardi kështu e ka filluar karrierën e tij.

Loading...