Ky është sipërmarrësi Mariglen Rushiti nga Vlora.
Ka një furrë buke në këtë qytet dhe të gjithë punëtorët e tij i kishte angazhuar për të prodhuar ushqim për njerëzit e prekur nga tërmeti.
Me dy makina të mbushura me byrek e bukë ishte nisur natën vonë drejt stadiumit “Niko Dovana” në Durrës bashkë me vajzën e tij adoloshente.
Rrobat i kishte akoma ato të punës e s’kishte patur mundësi të ndërrohej. Nuk kishte asnjë të njohur në atë stadium por kishte një dashuri të madhe për qytetarët e tij dhe një humanizëm të pashembullt.
Nuk deshte kamera e zhurmë. Bashkë u takuam teksa ne shpërndaim veshmbathje e ai me vendosmëri kërkonte të dinte kush kishte më shumë nevojë për t’u ushqyer.
Rushiti ke reflektuar dhe njëhërë dinjitetin e lartë, tradicional e të papërsëritshm të qytetit simbolik të Pavarësisë. Individi është forca e kësaj shoqërie. Jo shteti!
Një bukë dhe një batanije nuk lëviz njeri nga shtëpia e tij ! Vazhdojmë të jemi të gatshëm për të strehuar një ose më shumë familje në Vlorë. Për kontakt 0672060488