105-vjeçarja shqiptare tregon sekretin e jetëgjatësisë

Fana Nuci ka lindur në maj të vitit 1914 dhe këtë vit festoi 105-vjetorin e lindjes.

Fana u martua në vitin 1942 dhe nga kjo martesë ka lindur 9 fëmijë. Edhe pse në këtë moshë, ajo fizikisht është e shëndetshme.

Në një intervistë për “Report TV” 105-vjeçarja ka treguar sekretin e jetëgjatësisë së saj dhe duket se e gjitha varet tek aktiviteti i saj i përditshëm.

Fana Naci ka përdorur një dietë ushqimore strikte dhe është marrë rregullisht me aktivitet fizik.

Në një ditë të zakonshme atë e gjen duke bërë punët e shtëpisë, fshin oborrin apo merret me mirëmbajtjen e luleve.

Ajo vazhdon ende të thurë çorape për familjarët e saj dhe ka një kujtesë shumë të fortë.

Fana kujton ende historitë me ushtarët italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore. E moshuara ka qenë me profesion rrobaqepëse derisa doli në pension.

Loading...