Këngëtarja Myfarete Laze është tërhequr nga skena, kjo jo pa një qëllim.
Ajo nuk e ka ndjerë veten të përfshirë në tregun e sotëm muzikor, ndaj marrëveshja e saj me veten ishte për tu tërhequr.
Ky ka qënë vendimi i saj, ndërsa në emisionin “Tempora” ajo tha se nuk i pëlqen aspak që të bëjë kompromise me antivlerat.
“Po bëj disa bashkëpunime shumë të bukura me Mond Zhulalin, me Flamur Shehun, për të sjellë arome shkodre, çamërie dhe festivali. Të trija të grumbulluara në një. Unë jam tërhequr me kohë, sepse nuk më pëlqen ky ambient.
Nuk më pëlqejnë abuzimet, kompromiset, nuk më pëlqen tregu. Shpreh keqardhje”, tha ajo.
E irrituar me këtë situatë, ajo shtoi më tej se gjatë 30 viteve të fundit është përballur me pseudo-këngëtarët.
“Kemi 30 vite që në televizione të ndryshme edukojmë jo muzikë, por nuk di çfarë është. Më vjen keq. Nuk e kam gjet veten.
Nuk kam bërë asnjë kompromis. Nuk kam asnjë këngë tallava dhe jam tërhequr në kulmin tim, sepse nuk gjeta veten kur nisi playback, pseudo-kompozitorët, pseudo-poetët dhe pseudo-këngëtarët. Nuk më vjen keq për tërheqjen, sepse duhet të dish kur tërhiqesh. Por ndryshe nga koha ime kur ishte politizimi i gjithçkaje, sot po mbysin antivlerat. Turma ose të merr me vete, ose të rrëzon”.