Mjeshtri i madh i valleve popullore Besim Zekthi ditën e sotme feston ditëlindjen dhe një urim special për të vjen nga po një tjetër mjeshtre e valles shqiptare Liljana Cingu.
Liljana Cingu valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore e nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore ndërsa e ka uruar Zekthin e cilëson atë si i madhi i korofeut të valleve të koreografisë dhe të perlave të skenës shqiptare që ka pushtuar botën me talentin e tij.
“Urime ditëlindjen të madhit, korofeut të valleve të koreografisë të perlave të skenës Shqiptare ato valle që bukur i kërcente Nderi i Kombit mjeshtri Besim Zekthi që pushtoi me bukurinë e talentin e tij skenat e vendit e të botës, ditë muaj vite e shumë dekada duhen që të flasësh për talentin tënd, nga zemra të uroj vite pa fund ashtu siç forca yte skenen trondiste”, shkruan ajo. Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë.
Ai është kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.
Valltari rrëmbeu në Francë në vitin 1970 “Gjerdanin e Artë” për vendit tonë në festivalin e Dizhonit dhe i bëri të njohura ndërkombtarisht vallet popullore shqiptare.