Pellumb Kulla
GËZUAR DITËLINDJEN RIKARD LJARJA!
Urime të ngrohta, të shtrenjtit Rikard Ljarja, njërit nga yjet më të ndritshëm të kinematografisë së re shqiptare.
Shfaqja e këtij ylli në ekranin e kinemave tona ishte një njgjarje e shënuar.
Ngjitja e tij në kupë të qiellit të artit të kinemasë solli një dritë të pandjerë deri atëherë.
Artisti i ri fitoi zemrat e spektatorëve anekënd trojeve shqiptare. Heronjtë e tij – dhe gjerdani i tij tashmë përmban vetëm kryerole – ishin mishëruar në një staturë fizike të hijëshme dhe lëviznin si njerëz realë si kurrë më parë, tokësorë, të afërt. Zëri i tij i ngrohtë ka sjellë e lënë një timbër që nuk harrohet kollaj.
Unë dhe ime shoqe Xhuljeta në këto ditë ngujimi të paprovuara ndonjëherë, pikërisht për këtë veçanti e kemi festë sonte.
Gotat tona do të trokasin për shëndetin e artistit të madh, që të ketë jetë të gjatë dhe shëndet, si dhe për gëzimin e Marjetës, gjithë familjes Ljarja dhe tërë simpatizantëve në universin e shqiptarëve!
Të paçim Rikard!