Aktori i njohur Bruno Shllaku shtrohet ne spital

Shtrohet me urgjencë në spital aktori I njohur Bruno Shllaku.

Artisti shkodran ka pësuar një hemoragji cerebrale.

Për këtë arsye ai u dërgua me urgjencë në repartin e neurologjisë në QSUT.

Mësohet se për fat të mirë, për momentin aktori Bruno Shllaku ndodhet në gjëndje të stabilizuar.

Bruno Shllaku numëron me dhjetëra role në kinematografinë shqiptare si edhe në skenën e Teatrit Kombëtar.

Mes roleve me të spikatura janë, në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku“Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj.

Të shumta janë dhe rolet që Bruno Shllaku ka interpretuar në kinematografi. Interpretimi i tij mjeshtëror në filmin “Busulla” me regji të Bujar Alimanit do të bëj që ky film të marrë shumë çmime në disa Festivale Ndërkombëtarë. Roli i tij i fundit, ishte në filmin ‘I love Tropoja”.

Loading...