Nga Genc Demiraj
Me Agron Dinen, piktorin e famshëm të Vlorës por dhe të gjithë Shqipërisë, unë takohem shpesh aq sa ja njohim njëri -tjetrit natyrën dhe karakterin…Është një artist me plot kuptimin e fjalës, me vlera të padiskutueshme…Talentin , Gonia, nuk e shfaq vetem në pikturat e tij por edhe në tavolinë…është i paarritshëm…
Por sot Agroni ishte i shqetësuar, turfullonte per ecurinë dhe vazhdimësinë e shkollës së pikturës vlonjate…Ish i shqetësuar që emra të shquar dhe piktorë me emër dhe vlera të kësaj shkolle, si Edi Kojani, i heqin nga mësimdhënia e shkollës artistike…për hir të disa absurditeteve burokratike !…
Ed Kojani, piktori i brezit të artë i pikturës vlonjate, me dhjetra e dhjetra ekspozita personale kombëtare dhe ndërkombëtare, i vlerësuar nga kritika, opinioni dhe qytetarët e vlorës edhe si protagonist të vitit 2015…nga sot nuk do të jetë më pedagog në shkollë artistike ” Naim Frashëri”, pasi Ministria e Arsimit ka vendosur disa kritere absurde !
Edi ka vjetërsinë në arsim, ka cilësine e mësimdhënies, ka talentin dhe arritjet por ka nje pikë më pak në mesataren e shkollës që ka mbaruar në vitin 1985 sesa të një tjetri/e që e ka mbaruar në vitin 1997 dhe që është anonim !!!
Këtë shqetësim ka sot, mjeshtri madh Agron Dine, e ha meraku për piktorët dhe shkollën e famshme të ” Pikturës vlonjate” ku dhe vet ai ishte një nga themeluesit…