Agron Llakaj, shpërthen në lot:” Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund”

Puntata e djeshme e emisionit “Soiree” i ishte dedikuar qytetit të Tepelenës dhe të pranishëm ishin shumë personazhe të njohur me origjinë nga Tepelena të cilët argëtuan publikun me këngët, vallet dhe historitë e tyre.

Një ndër të ftuarit ishte edhe aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, i cili në një moment ka prekur të gjithë publikun pasi ka shpërthyer në lot për dhembshurinë që ndjen për qytetin e tij të lindjes, Memaliajn.

Teksa po fliste për vendlindjen, Agroni nuk i ka mbajtur dot lotët pasi sipas tij ai vend nuk ka më të ardhme.

“Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme, sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë se i morën minierën.

Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Varfëria është ulur këmbëkryq, unë shkoj dhe ndihmoj aty…më vjen turp që e thashë tani këtë…”, ka thënë Agroni duke qarë.

Loading...