Sot ky burrë, ky artist në shpirt dhe profesion, Ahmet Axhushi, ka ditëlindjen…Bën 60 vjeç…
Meti i fotografisë vlonjate dhe shqiptare, mjeshtri i peisazhit dhe evidentimit te vlerave artistike, kulturore, turistike dhe historike të të gjithë trevave shqiptare, është vetë një vlerë dhe një gur i çmuar për Vlorën tonë…
Autor i dhjetra e dhjetra ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare.
60 – vjeç bën ky djalosh sot, që zoti ua njëhsoj si ditëlindje në një dite bashkë me të birin, Henrin…dhe urimet i marrin pa dyshim të dy, U bëfshi edhe 100 vjeç..
Të paçim kështu përherë vëlla, aktiv dhe të dashuruar si askush me profesionin tënd, me syrin në “thepin” dhe “shkjezën” e aparatit tënd për të na dhuruar pambarim artin tënd të pamatë…Gëzuar!/Genc Demiraj
Edhe 100 mjeshtri i fotografisë!