Aktori Birçe Hasko “Mjeshtër i Madh” i skenës!

Birçe Hasko ka lindur në Dukat të Vlorës në 15 mars 1942 është aktor i njohur shqiptar.

Mbas mbarimit të shkollës së mesme punon si mësues në Memaliaj, ku dhe angazhohet me trupën e Estradës amatore të qytetit.

Në vitin 1965 fillon studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Mbas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij Instituti punë ti cilën e vazhdon edhe sot dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit.

Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” . 

Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço.

Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role. Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i mesuesit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009. Në vitin 1995, merr titullin Profesor.

 Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987. 22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989.

Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” ne vitin 2007 shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit. Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma. ka mbaruar Institutin e lartë të Arteve dega Dramaturgji dhe sot është petagog në këtë institucion.

Filmografia
Kronikë provinciale (2009) Taqo
I dashur armik – (2004) Cifuti ore ndreqes
Tirana, viti zero – (2001) Babai
Parullat – (2001)….Shoku Sabaf
Nata – (1998) Sheti
Fletë të bardha – (1990) (TV) Xhafa
Vetmi – 1990, Teki Maliqi
Vitet e pritjes (1989) – Xha Rufeti
Kthimi i ushtrisë së vdekur 1989 – Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur
Historiani dhe kameleonët 1989 – Nën Toger Muharremi
Shkëlqimi i përkohëshëm (1988) – Babai i Danës
Përrallë nga e kaluara – (1987) – Dasmori i urte
Zëvendësi i grave – (1987), Shef Mesini
Tre ditë nga një jetë – (1986), Kalo Malushi
Dhe vjen një ditë – (1986). Daja
Të shoh në sy (Film TV) – (1985), Andrea
Gurët e shtëpisë sime – (1985) Mesuesi i fshatit
Shi në plazh – (1984) Milo, teater-komedi
Koha nuk pret – (1984)
Kush vdes në këmbë – (1984).Kryetari i gjyqit
Dita e parë e emrimit – (1981), Shoferi i zv. Ministrit
Në kufi të dy legjendave – (1981) , Xhelua
Sketerre 43 – (1980), Syrjai
Njeriu me top – (1979),Tosun Baçi
Liri a vdekje (film) -(1979), Sotiri
Radiostacioni (film) -(1979), Mete Aliu Partizani
Koncert në vitin 1936 – (1978). Tellalli
Shtigje lufte – (1974)Dulla Partizani * ((Malet me blerim mbuluar))- 1971.Osmani
Kur zbardhi një ditë – (1971), Sulo Ballisti

Loading...