Aktori Guljelm Radoja humbi betejën me Covid, djali: Babai s’mundi të më linte amanet…

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të ”Artistit të Merituar” Guljelm Radoja, i biri Redi është rikthyer në Teatër, në skenën ku u rrit së bashku me të atin.

“Emocionet zgjohen, gati koha ka ndaluar aty, kur i ati e merrte në provat dhe ai çapkën kishte shpalosur talentin që trashëgonte nga i ati. Më duket e pabesueshme, nuk e kam pranuar ende largimin e tij, më duket se do të dalë sërish në skenë, do të shfaqet në teatër prapë e do ikin së bashku për në shtëpinë tonë’’- thotë Redi.
Djaloshi i cili jeton në Francë prej vitesh ku punon si pianist ka ndarë emocionet nejrëzore, ashtu siç ai e njihte babain, ndryshe nga publiku që e njeh nëpërmjet roleve të filmave të skalitur në mendjen e të gjithëve.

‘’Mjekët i bënë gjithcka, ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha që nëse ne si familje do të donin ta kuronim jashtë shtetit, do ndërhynte ministria, por ne si familje menduam që të gjitha shërbimet po i kryheshin këtu në spitalin e Durrësit ku po kurohej nga disa mjekë. Babai pësoi dy herë goditje autoimunitare . Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisinim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne’’- thotë Redi.

Guljelm Radoja njihej si qytetari rebel, aktori i pakompromis. Guljelm Radoja ishte duke kryer prova ndërsa Redi jo më shumë se 5-vjeçar merr nga ambientet e rekizitave një beretë të cilën e çon në shtëpi. Arrestimi i gjyshit të tij për agjitacion e propogandë ka lënë gjurmët në jetën e familjes. ‘’Babai ishte i thjeshtë, popullor , nuk i ka pëlqyer pompoziteti e ndoshta për këtë arsye na la manet që edhe ceremoninë e varrimit ta kishte private, pa u kryer homazhe.’’-zbulon ai.

Djali i dy artistëve, pasi nëna e tij është një violençeliste e njohur, Redi thotë se ishte babai i tij që i kërkoi të mos e ndiqte në rrugën e aktrimit. Prej disa vitesh ata banojnë në një banesë sociale të dhënë nga Bashkia pasi shtëpia ku jetuan të gjithë jetën i kaloi ish-pronarit. Duket se dalja i pastrehë nuk u përjetua mirë nga familja e Guljelmit i cili rrallë e më rrallë është parë në teatër vitet e fundit. Daljet publike i takonin në Durrës, homazheve dhe përcelljes së miqve të tij .

“Nuk e thërrisnin më, brezi i tij ka patur probleme’’- thotë i biri. ‘’Vëmendja e qeverisë ndaj artistëve të këtij kalibri ka munguar. Nuk ka qënë e duhura’’- shton ai. Në kinematografi Guljelm Radoja ka luajtur më shumë se 30 role.

Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Loading...