Aktorit shqiptar, Ndriçim Xhepa feston sot ditëlindjen!

Sot një ndër aktorët më të njohur të Teatrit dhe kinematografisë shqiptare feston 62-vjetorin lindjes. Ndriçim Xhepa lindi në Tiranë, më 21 janar 1957. Ai është djali i “Artistes së Popullit” dhe aktores së madhe Margarita Xhepa. Pas mbarimit të studimeve për aktor në Institutin e Lartë të Arteve, më 1979, Ndriçim Xhepa filloi punë si aktor në Teatrin Kombëtar. Në vitet e para të karrierës ishte në kërkim të individualitetit të vet artistik. Nga fillimi i viteve ’80, sidomos në vitet ’90 e me tej, ai u bë një nga aktoret më të spikatur të planit dramatik e psikologjik.

Në teatër ka interpretuar rreth 35 role, nga të cilat veçohen: Arseni te drama “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahes, Prometeu te drama “Prometeu” e Viktor Eftimiut, për të realizuar më pas figurën pasionale të Romeos te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit, të cilën e paraqiti brenda toneve lënduese, të dhimbshme, por edhe të zymta e konfliktuale, një përballje tragjike me fatin, veten dhe mjedisin armiqësor, si ithtar kokëkrisur i lirisë dhe dashurisë, aq edhe si një i përndjekur nga “hija” dhe obskurantizmi i pushtetit okult që ofronin kodet e vjetra.

Ne vitin 1995 interpretoi rolin e Fernandos te drama Fernando Krafti me ka shkuar këtë letër e T. Dorstit, me të cilin arriti një nga pikat më të larta të karrierës së tij aktoriale. Në vitin 2002 luajti Dorianin te Portreti i Dorian Grejt e O. Uajlldit, duke bërë të dukshëm dypalësinë, kontrastin dhe konfliktin rrënues midis bukurisë fizike dhe asaj shpirtërore.

Me rolin e Xhejmsit te komedia Lirie Kapitulli i dytë e Nail Saimonit ndryshoi formatin dhe theu modelin e parapelqyer te tipave te tij te deriatehershem, duke kerkuar shprehesi tashme ne rrafshin e komikes dhe lirikes ,me perdorim e mprehte dhe elegant te qasjeve kunderthenese ,sikurse edhe nje plastike mevetesuese. Te drama Closer (Pak me afer), 2005 , ai deshmoi perpos ndjeshmerise dhe pezmit te fshehte ndaj vetes dhe te tjereve, edhe nje sens te holle ironie, sarkazme kundrejt raporteve te veshtira e kontradiktore ne dashuri.

Ai luajti edhe rolin e A-se te pjesa “Për një fjalë goje” (2006) e Natali Sarrot, si rolin e Astrovit Daja Vanja (Xhaxha Vanja) e Cehovit (2008) në ‘’Teatër Kronos’’. Më 2007 luajti rolin e Ilirian Demit në dramen Korbi i bardhë e Mihal Luarasit.

Një karriere te suksesshme ka pasur Xhepa në kinematografi. Ka interpretuar rreth 30 role kryesore, duke qene një nder aktorët më të pëlqyer e më në zë për shume vite radhazi. Tërhoqi vëmendjen për lojën e kahut psikologjik në rolin e Fredit në filmin “Hije që mbeten pas” (1982. Në vitin 1988 mishëroi me dramacitet rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”. Më 1998, mbërrin ne nje nga figurat te realizuara, sikurse qe ajo e Alush beut në filmin “Dasma e Sakos”. Ndriçim Xhepa është shpallur tri here fitues i Kupës për ‘’Aktorin më të mirë” në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy herë fitues i çmimit “Aleksander Moisiu” për “Aktorin më të mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit me 1986 dhe 1995. Mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’.

Loading...