Aktorja e njohur Marjana Kondi merr titullin “Ambasadore e Paqes”

Aktorja e humorit shumë e njohur dhe shumë e dashur për të gjithë Marjana Kondi vlerësohet me titullin “Ambasadore e Paqes” atribuar nga “Federata e Grave për Paqen Botërore”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet një statusi në faceboook.

“Që nga dita e sotme, unë ndaj me ju misionin tim si “Ambasadore e Paqes”, atribuar nga “Federata e Grave për Paqen Botërore” ! Ky titull mu dha mua, unë po të besoj këtë mision, të gjithë sëbashku për t’a bërë këtë botë më të paqtë!”-shruan Marjana Kondi në rrjetin social facebook.

Statusi i plote:

“Paqe në botë !
Kaq mjafton të thotë Miss Globe dhe fiton kurorën e bukurisë.
Paqe në botë !
Kaq them unë, jo për të fituar kurorën e bukurisë por për të zgjuar bukurinë tuaj shpirtërore. Që nga dita e sotme, unë ndaj me ju misionin tim si “Ambasadore e Paqes”, atribuar nga “Federata e Grave për Paqen Botërore” ! Ky titull mu dha mua, unë po të besoj këtë mision, të gjithë sëbashku për t’a bërë këtë botë më të paqtë.
Mirënjohje për Z.Ilir Çumani dhe për Znj.Katerina Minollari !”
Urime dhe suksese Marjana Kondi në misionin si “Ambasadore e Paqes!-laberianews

Loading...