Lindi ne Tirane, me 25 prill. Kreu studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve per Aktore, me 1983, dhe fill me pas u emerua ne TP. Punoi aty deri me 1991.
Nga ky vit emigroi ne Australi, ku edhe u martua.
Shpejt u be aktore e pelqyer per ekranin nga sinqeriteti, spontaniteti dhe ngrotesia emocionale qe percillte nga figura vajzash te dashuruara, por qe nga ana tjeter, kerkojne dinjitet nga jeta e nje shoqerie.
Nisi me rolin e Emes ne filmin Njeriu i mire ( 1982).
Me te cilin fitoi edhe kupen e Festivalit V te Filmit Artstik Shqiptar, si aktorja me e mire femer.
E. Alikaj i dha kesaj figure tonin te kahut dramatik, ku buiste ne te njejten kohe edhe nje emocion i ngrohte njerezor, ne te cilen shprehej fyerja dhe pendesa , te shoqeruara nga kundeshtite e brendshme, per te gjetur drejtpeshimin shpirteror ne vendimmarrjen ndaj dashurise nga njera ane, dhe kundeshtimit te tuteles se te vellait, Kicos, nga ana tjeter.
Edhe me rolin e Lindes te filmi Shirat e vjeshtes ( 1984 ) dhe ate te Etleves ne filmin Treni niset ne 7 pa 5 ( 1988), E, Alikaj spikati per lojen e natyrshme e te sinqerte, per vertetesine ne zbulimin e brengave te personazheve, per perthyerjet ne boten shpirterore te tyre, te bere me nje organicitet te lavdishem.
Ne aktrimin e saj dallohej sensi psikologjik, aftesia dhe intuita per zbulimin e rrafsheve te fshehta ose kinse “te fjetura” te figures artistike. Kjo u pa edhe ne role te tilla si; Drita te filmi Vendimi (1984), Iliona te filmi Bote e pa dukshme (1987), Ana te filmi Perdhunuesi (1994).
Ne skene e teatrit, perpos disa figurave te natyres lirike, qe qe benin fjale per vajza te dashuruara, terhoqi vemendjen me rolin e vajzes ne komedine pallati 176 e A, Balashit me te cilin ofroi modelin e nje vajze te llastuar, por qe ngulmonte ne te drejten e saj te zgjedhjes ne dashuri.
Ne vitin 1988, solli figuren e Katerines ne Komedine Zbutja e kryeneces e Shekspirit, permes se ciles shfaqi nje temperament te forte loje me shije te mire per komedine.
Kundeshtite komike erdhen fale diferencimit te sakte te veprimit fizik me ate foljor , sikurse te pamjes dhe sjelljes prej harbuteje te filmi me pamjen e fundit te nje vajze te bindur dhe plot perulesi ndaj Petrucios.
Nder pikat me te larta te aktrimit te saj ishte roli i Zhulietes ne tragjedine Romeo dhe Zhulieta te Shekspirit ( 1989). Fale nje ndershmerie te larte e perjetimi te brendshem, ku zoteronin ngjyrimet e ngrohta , hijeshia plastike , brishtesia e fjales dhe lirizmi , ajo arriti te pervijoje nje bote te shqetesuar prej nje vajze te brishte e te pafajshme (sikurse qe Zhulieta), po aq edhe dhimbjen e thelle , fatin e hidhur, vdekjen tragjik te saj.