Aktorja Eva Alikaj flet për dramën e sjellë në skenë ” Lola Blau”

Të gjithë e njohim me rolin e saj te pallati “176”, në rolin e Elsës.

Bëhet fjalë për aktoren Eva Alikaj e cila ka folur së fundmi për dramën e sjellë në skenë ” Lola Blau”.

Teksa në emisionin “Rudina” tregoi arsyet e këtij roli të risjellë, ajo foli edhe për puthjen që pati me një femër .

Sipas saj të tilla skena ka raste që i kërkon roli dhe duhen përmbushur.

Aktorja po kështu tregoi se më herët, vite më parë, tek “Romeo dhe Zhuljeta”, ajo nuk ka dashur të realizojë skenën e puthjes me Ndriçim Xhepën. Ndërsa teksa e krahason me skenat sot të puthjes, ajo thotë se nuk i preferon aspak sepse ka vetëm llokoçitje dhe asnjë mesazh apo inspirim.

Loading...