Albert Verria – Xha Sulua i famshëm që të gjithë e njohin si “aktorin vlonjat”

Albert Verria (1936-2015). Aktor. Lindi ne Fier, me 3 shtator. Kreu studimet ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, ne vitet 1959-1963 duke qene nga te diplomuarit e pare te kesaj shkolle.

Qe nga viti 1963 deri me daljen ne pension, punoi si aktor profesionist prane teatrit “Petro Marko”* te Vlores. Ne 40 vjet te karrieres se tij aktoriale ka luajtur mbi 110 role te ndryshme net eater, ne variete, ne seriale televizive dhe ne kinematografi. Eshte aktivizuar edhe si regjisor duke vene pese net eater, estrade etj. Ka realizuar figura interesante nga Molieri, Shekspiri, Goldoni, Gogoli si dhe nga dramat shqipe. Spikati me rolin e vehipit ne dramen Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes* (1963), ate te fajdexhiut ne dramen Dhjete minuta jete (Rrenjet) te Kujtim Spahivoglit* (1968), kurse me rolin e xha Halilit te drama satire Fytyra e dyte e Dritero Agollit*, 1969, paraqiti tipin e nje fshatari babaxhan, plot huqe e hoka, porn e thelb te mire, te paster e te sinqerte, me nje humor te holle te kahut popullor. Luajti rolin e kapitenit italian ne dramen Lidhur si fisheke gjerdani, kurse me rolin e Nazifit te komedia Kumtesa e shtate misheroi tipin e nje nenpunesi te paafte, burokrat, intrigant, gjithashtu servile e te trembur, qe dhuon te drejten dhe individualitetin e vartesve, kur i jepet sadopak pushtet i pamerituar.

Ned ramen Para semaforit e Ferdinand Hysit*, 2001, me perdorimin e elementeve te groteskut ne aktrim, ai krijoi ne menyre parabolike figuren e mashtruesit, i cili, edhe pse eshte ndeshkuar dhe hedhur ne ferr, e gjen serish rrugen e daljes dhe te mbijeteses duke u ricikluar si fenomen, si ves dhe si mallkim. Ne komedine Terroristi i nje qyteti te Azis Nesinit (2002) ngulmoi te shfrytezimi i gjendjeve te dyfishta te protagonistit (terroristit) me kontrastin e fillimit te drames dhe fundit te saj, duke vjele humorin, sikunder edhe qendrimin e tij shpotites ndaj dukurise, fale kuptimit te drejte te situates komike, pa e keqperdorur efektin e saj.

Nje ndihmese te vyer ka dhene A. Verria ne kinematografi, ku ka luajtur mbi 30 role. Nder rolet e tij qe tanime i perket pjeses se vyer te trashegimise se filmit shqiptar ishte ai i xha Sulos te kinokomedia Kapedani, 1972. Aktori rivajezoi me mjeshteri te larte dhe humor popullor tipin e nje fshatari patriarchal, fort i krekosur e nursez, qe percmon grate dhe s’ka kurrfare besimi tek aftesite e tyre, sjellje kjo qe e con ne nje seri deshtimesh, duke kaluar ne peripeci e situate te kendshme komike tok me partnerin e tij, Beqon, interpretuar nga Nikolin Xhoja*, nje dyshe e mrekullueshme, e ujdisur per bukuri ne marredheniet e tyre aktoriale. Figure mbreselenese ishte edhe ajo e Soll Lilit ne filmin Agimet e stines se madhe, 1981, nje dinak dhe tinezar, i fshehte dhe misterioz, veti te cilat aktori i zbuloi permes kundervenieve, mbivendosjes se rrafsheve diverse te perjetimit dhe lojes se dyfishte. Po keshtu, ai interpretoi me inteligjence dhe bukuro role karakteresh, te punuara me shije dhe nje sens te qarte sarkastik, sin e filmat Operacioni Zjarri (Hiluku, 1973), Ne fillim te veres (kaporal Pelegrini, 1975), Koncert ne vitin ’36 (Nuri beu, 1978), Rrethimi i vogel (Kopi, 1986) etj. Interpretimi i A. Verrias shquhet per karakterizime te holla te personazheve, kryesisht njerez te mbrapshte, negative, mburravece, cinike, hileqare, te shtirur, deshtake apo te poshter.

Ai theksoi me mprehtesi rrezikshmerine e tyre sociale apo pasojat e pariparueshme te bjerrjes morale, net e shumten e rasteve duke perdorur spikama te qellimta ne gjestin apo fjalen e dhene. Nepermjet veprimeve te gjetura fizike, posacerisht atyre mimike, sikunder te sjellurit shpotites, pershtatjes organike, A.Verria ka arritur qe te plazmoje gjate karrieres artistike karaktere te mevetesishme, te identifikueshem lehtesisht, disa syresh te paperseritshem.

Perjetimi i tij eshte aktiv, veshtrimi i ngulur e kerkues, pershtatet mire me figuren edhe ne menyrat origjinale te sjelljes, gjestit, plastikes ne pergjithesi. Ka fituar shume cmime e diploma ne festivalet e teatrit dhe kinematografisë shqiptare,është laureat i çmimit të parë të republikës.Mban titullin “Artist i Popullit”.

Loading...