Anita Bitri amazona e këngës!

Anita -amazona e kenges
Gezim Llojdia
Rreth 10 vjet më parë,A.Mezini dhe grupi online art-cafe komunikonte për çdo gjë andej dhe këtej mëmëdheut tonë.

Një mbrëmje A.Mezini hodhi këtë ditar të këngëtares vlonjate ,gjetur në kompjuterin e saj.Anitë një ëndërr e bukur ,një amazonë e qiejve shqiptar,shkruan Xhuljeta Kulla në botimin e fundit “Anita-ditari qiellor të autores A.Ferunit,për këngëtaren që shkoi nga jeta tragjikisht.

Anita pa ditur se qiejt do ti maste me hapat e saj ndoshta një ditë, por që askush nuk e di se cfarë dite është,kishte filluar të shkruante një ditar i cili u gjet në kompjuterin e saj. 2. Anita e paharruar.Me ikjen e Anitës arti dhe publiku shqiptar humbi një zë të mrekullueshëm, Shqipëria një patriote të flaktë, diaspora një aktiviste dhe personalitet muzikor, familja dhe miqtë, e aj një artiste dhe shoqe të mrekullueshme.shqiptares e Amerikes. Shkruar nga vetë Anita! Materialet janë origjinale të gjetura në kompjuterin e këngëtares. Në moshën 7-vjeçare kam dhënë koncertin e parë në skenë, para qindra njerëzve si violiniste, në shtëpinë e Kulturës në Vlorë, në duet me pedagogun tim, Robert Papavrami. Gjatë kësaj kohe mund të përmend edhe aktivitetet e tjera si “Festivali i Fatosave dhe Pionerëve”, ku kam qenë pjesëmarrëse e rregullt e asaj moshe.
Prezantimi im i parë, përsëri në një edicion të gjerë dhe në një sallë koncertale, ka ndodhur në fillim të vitit 1986, ku unë isha nxënëse e vitit të 4-t në degën e violinës.

Ishte krejt rastësisht, pasi në këtë koncert unë isha me violinë shoqëruese e orkestrinës së shkollës, ku ishim caktuar të shoqëronim disa nga këngët e tij. Të gjithë ndodhinë e kam përshkruar në autobiografinë time në librin e ardhshëm që do të dalë së shpejti, “Rastësia dhe jeta ime”. Mbas këtij koncerti kam marrë pjesë, duke prezantuar qytetin tim në “Festivalin e Interpretuesve të Klasës Punëtore” në Elbasan, pavarësisht se ende isha maturante.

Në këtë festival me luftë të madhe, (pasi duhet të largohesha nga mosha) me ndihmën e publikut të mrekullueshëm elbasanas, u vlerësova me çmim të tretë dhe kam kënduar këngën “Eja” nga Osman Mula.
7 qershor 1987, pranimi im si këngëtare profesioniste në trupën e Teatrit të Estradës, Vlorë. Menjëherë më bëhet ftesë në qershor të vitit 1987, që të marr pjesë tashmë në një garë kombëtare në “Festivalin e Interpretuesve” në RTSH. Me shumë përpjekje dhe kësaj here jam prezantuar në festival me këngën e shoqes sime të klasës, Laureta Çuku, “Hartimi dhe Dëbora” dhe jam vlerësuar me çmimin e dytë. Pas suksesit tim për herë të parë në Tiranë, në po të njëjtin vit, pra 1987, përsëri më bëhet ftesa për të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”në RTSH, ku kësaj here kënga “E vogla mes shoqesh” e kompozitorit, David Tukiqi më sjell çmimin e tretë.
1987-1988, fituese dy herë në Anketat Muzikore, me këngët e kompozuara nga A. Xhunga dhe Th. Çaçi. 6 marsi 1988 do të sillte prezantimin tim në Koncertin e Pranverës. Në bashkëpunim me Aleksandër Vezulin dhe Alqi Boshnjakun do të vijë në skenë kënga “Mos u nxito, mos u gabo”, një nga perlat e repertorit tim, (që akoma edhe mbas 16 vitesh është kënga më e kërkuar nga njerëzit në prezantimet e mia artistike), ku vlerësohem me çmimin e parë. Bashkëpunimi im me kompozitorin Vladimir Kotani do të ndërpritet (nga anëtarët drejtues që caktonin programin e festivalit, pasi, sipas tyre, dilte një këngë më tepër dashurie) në momentin e fundit të prezantimit tonë në “Festivalin e Këngës” në dhjetor 1988, me këngën shumë të preferuar edhe sot e kësaj ditë “Lulet e majit i çel në janar”. Po në ditët e fundit në atë festival, duke u vlerësuar si një talent që duhet të paraqitesha patjetër jam prezantuar me këngën “Fotografia”, e kompozuar nga David Tukiqi, ku kam qenë e shoqëruar në sfond nga këngëtarët Gëzim Çela dhe sopranoja Lindita Lole Mezini. Me këngën e dëshiruar “Lulet e majit i çel në janar”, shoqëruar dhe nga (kompleksi i çunave) të Pallatit të Kulturës pas një pritjeje të gjatë, prezantohem në vitin 1989 në “Koncertin e Pranverës”. Këtë këngë akoma edhe sot, pas 15 vjetëve, vazhdoj ta këndoj dhe është gjithashtu një nga perlat e repertorit tim. zhdimi i viti 1989, koncerti im i parë recital, që mbante emrin “Anita”. Të ftuar, parodistët e Vlorës dhe shoqëruese kompleksi këngëtarja Aurela Gaçe. Ky koncert është xhiruar dhe transmetuar nga TVSH. Koncertet e mia recitale me parodistët e Vlorës, kanë qenë një nga evenimentet e mia të jetës kulturore në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nuk lë pa përmendur dhe Koncertet e Verës, që zhvilloheshin nga Ministria e Kulturës. Këto koncerte janë shfaqur gati në të gjithë Shqipërinë. Të ftuar specialë kanë qenë edhe dy çiftet e Ansamblit të Shtetit, të shoqëruar nga orkestra e Estradës së Vlorës.“Festivali i këngës” në dhjetor të vitit 1990, do të sillte bashkëpunimin tim të parë me kokat e muzikës së lehtë shqiptare, Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji. Në këtë festival edhe një herë vlerësohem me çmimin e parë, kësaj herë fillon bashkëpunimi tresh. Viti 1991, në “Koncertin e Pranverës” përsëri bashkëpunimi Bitri-Shehu-Papingji sjell në skenë këngën “S’ka formulë në dashuri”.
Viti 1991 do të sjellë para publikut në “Festivalin e Këngës” përsëri një bashkëpunim me Flamur Shehun dhe Jorgo Papingjin. Prezantohem me këngën “Fat dhe jetë”, ose siç e mbajnë mend njerëzit, “Filxhani i kafesë”. Koncerti i Pranverës 1992, përsëri do të sillte në skenë trinomin Bitri-Shehu-Papingji. Kësaj rradhe kënga ishte kushtuar për një pjesë së jetës sime, për vetë autorët, por papritur, një udhëtim larg atdheut ma bëri të pamundur paraqitjen në këtë koncert.
Kthimi në “Festivalin e Këngës”, në dhjetor të 1993-shit, do të sillte prezantimin tim me këngën e kompozitorit vlonjat, Artur Dhamo. Vlerësohem me çmim të tretë. Nuk dua të lë pa përmendur e pa falenderuar publikun e atij viti në pritjen e interpretimit tim. Viti 1994 sjell mosparaqitjen time para publikut për arsye largimi nga atdheu.
Viti 1995 do të sillte dhe Koncertin e dytë recital para spektatorit vlonjat, që u ndoq nga 4000 spektatorë për dy ditë me rradhë. Të ftuar në këtë koncert, ishte e mrekullueshmja Silvana Braçe dhe i madhi Met Bega, si dhe çiftet e baletit të ardhur nga kryeqyteti. Ky koncert u filmua nga TVSH-ja. “Festivali i këngës” 1995 do ishtë prezantimi im i fundit para spektatorit. Në këtë festival, unë prezantohem si e ftuara e nderit, duke mos konkurruar si këngëtare. (Paraqitja e një dite me vonesë e këngës së kompozitorit vlonjat A.Dhamo para komisionit, bëri që kënga të dilte jashtë konkurrimit).
Vazhdimësia e koncertit recital do të kapte dhe kufijtë e Veriut. Gjatë koncertit 2-ditor mbajtur në Tropojë, me të ftuar këngëtaren Fatmira Breçani, pata dhe kërkesën për të udhëtuar në SHBA. Në mars 1996 u bë i mundur largimi im nga Shqipëria Gjatë qëndrimit në SHBA, aktiviteti im artistik ka qenë i pandalshëm. Pjesëmarja në koncertet e ndryshme të komunitetit si dhe ato të bamirësisë kanë qenë vazhdimësi e rrugës time si artiste. Viti 1999 solli daljen e albumit tim “Malli”, realizuar në “Electric Planet Sound” studio, në Neë York. Promovimi i këtij albumi u bë në mjediset e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara po në Neë York. 5 prilli i vitit 1999 përkoi me paraqitjen time në skenat e Brodoëay-it si e ftuar në një koncert të organizuar nga një prej organizatave më të njohura në SHBA, “Madre”. Në këtë koncert paraqitja ime si artiste ishte e dyanshme, pasi për herë të parë unë do të prezantohesha edhe si violiniste. Aty pata rastin e nderin të njihem me disa nga yjet e Hollivudit si Tom Robinns, Susan Sarandoë, Vanesa Redgrave, Danny Schechter, Eve Essler, Nenad Bach etj., ku gjatë përshtypjeve që më dhanë më përshkruan si një element shumë të denjë në artin muzikor dhe më uruan mirëseardhjen në botën amerikane. 12 gushti 1999 është gjithashtu edhe prezantimi im në darkën e organizuar nga Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara për nder të Ambasadorit, zotit Peter Burleigh. Misioni im në këtë mbrëmje ishte të shpalosja vlerat e muzikës shqiptare, popullore dhe moderne. Të gjithë ambasadorët e Botës patën rastin të kënaqen me muzikën tonë të mrekullueshme. Falënderimi i ambasadorit Burleigh në letrën drejtuar ambasadorit tonë, zotit Agim Nesho, ishte një vlerësim i madh për mua. Dhjetori i vitit 1999 përkoi me fitimin e konkursit të zhvilluar nga kompania amerikane C.P.V. për të kënduar 2 këngë në programet e tyre televizive, që do të transmetoheshin të përkthyera në shqip. Më 10 prill 2000, do të kisha rastin të takohesha personalisht me Presidentin e Shqipërisë, zoti Meidani dhe zonjën e tij në një koncert bamirësie për fëmijët e Shqipërisë, ku zonja Meidani më shoqëroi gjatë interpretimit tim në sallë, duke kënduar së bashku disa këngë të vjetra korçare. Vera e vitit 2000 do të ishte e shoqëruar me koncertet e mia recitale bashkë me aktorin dhe regjizorin e njohur, Koço Devole në disa shtete të Amerikës. Në një nga këto koncerte, me dëshirën e tij vjen prej së largu edhe një nga figurat shqiptare më të njohura, zoti Antoni Athanas, i cili e vlerësoi shumë muzikën tonë të lehtë. 26 Nëntori 2000 shënoi edhe pjesëmarrjen time në një nga koncertet më të shënuara të komunitetit të përbashkët shqiptaro-amerikan, 9-vjetori i gazetës “Illyria”. Në këtë koncert fuqia ime do të ishte e dyanshme, këngëtare dhe violiniste. Një moment prekës ishte interpretimi me violinë i potpurisë arbëreshe (e përpunuar prej meje) dhe lotët e arbëreshit të ftuar nga Italia, zotit Antonio Bellusci. 12 Nëntori 2000 sjell Koncertin e madh në Neë York me artisten me famë botërore, Inva Mula dhe bashkëshortin e saj, Piro Çako, Silvana Braçen, Pali dhe Zerina Kuken etj., organizuar po nga i madhi me famë botërore, Fadil Berisha (kam fatin që fotografitë e albumit të ardhshëm janë të bëra prej tij. E veçanta ime në këtë koncert ishte prezantimi im live si këngëtare dhe violiniste, ndryshe nga kolegët e mi. Përshtypjet dhe suksesi im në këtë koncert ishte i padiskutueshëm. Për Fadil Berishën unë isha “elementi që, pa dashjen time, i vodha shfaqjen me suksesin tim”. Viti 2001 fillon me një tjetër sukses në jetën time artistike: Më bëhet një ftesë për të prezantuar muzikën e repertorit tim shqiptar në një koncert të përbashkët amerikano-shqiptaro-turk, ku do të shpaloseshin vlerat artistike të këtyre tre vendeve. Një nga ditët më të gëzuara në fushën e artit ka qenë prezantimi im me një nga kompozitoret më të njohura në Amerikë, Tina Shaffer, e cila e cilësoi zërin tim si “zë engjëllor që zbret nga qielli”. Shaffer është kompozitore e Celin Dion-it, Dona Sammer, Betty Midler etj. Vlerësimi i saj më dha shtytje të futem më thellë në artin amerikan. Viti 2002 do të jetë një vit pune për gjetjen e muzikes sime në gërshetim me muzikën amerikane. 24 Janari i vitit 2003 do të niste me një nga koncertet e mëdha të mbarë komunitetit, ku përkrah këngëtarëve kosovarë dhe maqedonas do të më bëhej ftesa për të prezantuar muzikën e lehtë shqiptare.

Të ftuar nderi ishin ambasadori Ëilliam Ëalker dhe Drejtori i projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski.
Shkurti i vitit 2003 do të vendosi dhe kontratën time me një kompani amerikane “An’Km records@Enterteiment” për realizimin e një albumi amerika Në vitet 2003-2004 aktiviteti im vijon në veprimtaritë më të rëndësishme, ku shpreheshin vlerat e artit dhe muzikës shqiptare në kufijtë e Amerikës. Në këtë kohë shënohet gjithashtu edhe fillimi i punës si kantautore e albumit tim “Çdo gjë është e mundur”. Viti 2004 do të vazhdojë në dy drejtime: me muzikën shqiptare dhe atë amerikane. Kontrata me producentin James Avatar në maj të këtij viti mbaroi për prodhimin e albumit tim shqiptar. Viti 2004 shënoi realizimin e 3 videoklipeve, të cilët do të shihen nga teleshikuesit shumë shpejt. Viti 2005 po fillon në kalendarin tim me një ftesë nga Kanadaja për të dhënë një koncert recital në Toronto.

Loading...