Anita Take zëri i artë i muzikës shqiptare

Këngëtarja Anita Take ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe këngës shqiptare.

Anita Take ishte bashkëshortja e kompozitorit të shquar të muzikës shqiptare, Agim Prodani.

Për kontributin e dhënë në muzikë, ajo është dekoruar nga Presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.

Këngët e saj më të njohura janë: “Vajza me trëndafila”, “Më thuaj më do apo s’më do”.
Anita Take u ngjit në skenë para më shumë se 50 vjetësh dhe kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë njohur dhe dëgjuar këngët e saj.

Ajo ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot.

Me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, Anita ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.

E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër.

Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.
Por, ndonëse ajo ishte shumë e gëzuar për profesionin e saj, pengu i vetëm për të, ishte se nuk ka arritur të filmohet duke kënduar në vitet e saja më të mira.

Albumin e parë e ka publikuar para pak vitesh dhe është pritur shumë mirë në publik.

Debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind këngët e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallëngjyen pa masë.-NOA

Loading...