ARRSH jep njoftimin për devijim trafiku në këtë aks rrugor

Ka filluar prej ditës së sotme nga ora 9:00 deri në orën 17:00 do të devijohet trafiku në aksin rrugor “Mbikalimi Kasharit – Rinas”.

Sipas njoftimit për mediat nga ARRSH ky aks ka nevojë për ndërhyrje emergjente.
Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.

Bëhet me dije se lëvizja e mjeteve do të kryhet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe ata të firmës e cila do të rehabilitoj rrugën.

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga nesër, datë 22.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.
Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.
Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.

Loading...