Ata kanë të njëjtin mbiemër “Vlora”

“4 parodistët e Vlorës” janë të njohur e të dashur në të gjithë
vendin, nga të gjithë shqiptarët.

Ata kanë një jetë të tërë në skenën e Vlorës e të gjithë vendit, por edhe jashtë Shqipërisë.

Vazhdojnë të japin shfaqje e të realizojnë shfaqje të reja, edhe pse ashtu si i gjithë arti ndiejnë mungesat e problematikat, kur për ta mungesa kryesore është ajo e libretistit apo edhe e vëmendjes së drejtuesve të kulturës edhe pse ata ndryshe nga të gjithë zhanret e tjerë në qytet, vazhdojnë t’i mbushin sallat plot e të japin për net të tëra shfaqjen e tyre.

Në bisedë me Agron Hamon mëson se janë duke përgatitur një shfaqje të re e cila pritet të nis nga provat pas përfundimit të shfaqjes së teatrit të dramës.

Mosha bën të sajën, por ata janë ende energjikë në kërkimin e materialit, provat e zërit dhe premtimin për një
shfaqje të bukur.

Kush janë “4 paroditët e Vlorës”

Ata janë Agron Hamo, Afrim Agalliu, Muhamet Lika dhe Mane Lumani.

Janë të njohur në të gjithë Shqipërinë dhe nga të gjithë shqiptarët dhe bashkë me ata, është njohur edhe emri i Vlorës, sepse ata janë thjesht dhe vetëm “4 parodistët e Vlorës”Por edhe pse kanë një “mal” me tituj e çmime në karrierën e tyre artistike dhe njihen si “fara e hillësit”, si thotë populli, ata vazhdojnë të jetojnë të thjeshtë dhe me problematikat e jetës së çdo qytetari tjetër .

Ata jetojnë midis nesh, ecin në rrugët e Vlorës, takohen e pinë kafe me shokë e miq të vjetër, duke vazhduar të dhurojnë emocione e të qeshura.

Është shumë e vështirë ta përmbledhësh jetën dhe veprimtarinë e tyre artistike në një, dy apo dhe më shumë faqe.

Gjithçka nis nga ndërmarrjet e dikurshme të realizmit socialist dhe me njërin prej tyre, Agron Hamo, për t’u bashkuar ma pas të katërt në vitin 78, kur një grup parodistësh të rinj e të talentuar, bënë parodinë e parë të Pëllumb Kullës, “Hallet e Demos”dhe që nga ajo ditë ata nuk u ndalën më dhe
do të njihen me emrin artistik, “4 parodistët e Vlorës”.

Loading...