Në fillim të marsit Aurela Gaçe humbi një nga njerëzit e saj më të dashur.
Gjyshja e këngëtares u nda nga jeta pasi prej kohësh ishte e sëmurë. Por ajo u kujdes që t’i linte një amanet mbesës, të cilin duket se Aurela e ka plotësuar.
“KUR TË VDES UNË, DUA TË KENDONI”, I THA GJYSHJA AURELËS, E CILA I MBAN VATHË NË VESH FJALËT E SAJ.
Së fundit, këngëtarja ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke kënduar këngën më të ndjeshme të repertorit të saj, atë për nënën kompozuar nga Adrian Hila.
“NUK RRIJA DOT PA E NDARË ME JU. ISHIM NË DISA MOMENTE PROVASH SOT. KA 3 VJET QË E KAM PUBLIKUAR, POR NË LIVE S’E KËNDOJ SHPESH SEPSE MË DUKET SIKUR PREK CA TELA SHPIRTI. EPO SOT NUK RRIJA DOT”, SHPREHET KËNGËTARJA DUKE PASUR PARASYSH SE NJË MUAJ MË PARË HUMBI TË GJYSHEN.
Megjithatë ajo vijon të plotësojë amanetin e saj dhe të këndojë pavarësisht gjithçkaje.