Ava Max këngëtarja e suksesshme nga Saranda: “Vetëm kur je i gatshëm të dashurosh veten, do të zbulosh se e gjithë jeta jote do të ndryshojë”

Amanda Koçi, e cila njihet në të gjithë botën si Ava Max është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të përfolura për momentin në të gjithë botën.

Këngëtarja me origjinë nga qyteti i Sarandës është duke thyer listat e klasifikimeve botërore dhe brenda një kohe shumë të shkurtër është bërë mjaft e dashur për publikun.

Por, së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale këngëtarja ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ajo ka treguar se gjatë fëmijërisë së saj të gjithë e tallnin dhe se askush nga shoqet apo shokët e klasës nuk e pranonte.

Postimi i këngëtares:

“Interneti është një vend qesharak. Çdokush dhe gjithçka duket perfekte. Ndërkohë që gjërat janë dukur të shkëlqyeshme në sipërfaqe, gjithmonë kam pasur vështirësi me veten time për t’u ndjerë e pranuar.

Kur u rrita u përballa me ankthin, më tallnin dhe më bënë të besoj se unë nuk përshtatesha me modelin që shoqëria priste të isha.

Shumë më vonë fillova të ndihesha rehat me të qenit vetvetja me dallimet që përpiqesha t’i fshihja për shumë gjatë.

 Vetëm kur munda të dashuroj vërtetë veten, isha e lirë. E lirë për të qenë sërish unë, për të qenë kreative dhe të mos e humbisja veten.

Kjo është historia e “Kjo jam unë”. Shpresoj që t’ju duan dhe t’ju vlerësojnë për atë që jeni në të vërtetë. Vetëm kur je i gatshëm të dashurosh veten, do të zbulosh se e gjithë jeta jote do të ndryshojë.”

Krahas këtij postimi, ajo ka publikuar edhe një foto nga fëmijëria e saj.

Kujtojmë këtu se, Ava Max kohët e fundit u bë shumë e famshme në mbarë botën, duke na bërë krenarë të gjithëve. Kënga e saj ‘Sweet but psycho’ ishte një sukses i padiskutueshëm në karrierën muzikore.

Loading...