BABAI POET-I BIRI KENGETAR
QERIM SKENDERAJ DHE ALBAN SKENDERAJ
Gezim Llojdia
Qerim Skenderaj është poet. Në qytetin jugor e njohin, ëmbëlsisht e thonë emrin e poetit. Në qytetin ku ka det,dallgë, rëre dhe motiv deti ,poeti erdhi te jetojj në vite ‘70.
Prej këtij peizazhi ai, përvetësoi lirizmin poetik. Sepse në brendi të brendisësë zemrës ruante nuancat poetike,që gjithnjë ishin ngacmime të mëdha për hepimezëmrash. Në fakt si mua dhe Qerimit zgjimin poetik na e bëri Naimi.
Naimi i derës së frashëllinjëve. Qerimika një shtysë më tepër. Dritësimin e ka njohur, pra shkëlqimin e diellit tëbotës e ka parë në 12 mars 1949 në krahinën Mallakastër. Ai nuk mbanë mendshumë për fëmijërinë e hershme sepse i lidhur kopanecë ,ai ëndëj në botën egjithhershme dhe priste vetëm një shkak. Të rritej.
Ndërsa ditët mbylleshin memuzgje,netët ndrisnin me yje,dimratgjithë llohë dhe beharët me zheg vere. Kështu brenda këtyre kontureve ai patidy dëshmitarë. Prindërit. Nëse jeta është si valëdeti. Ngritjet dhe uljet e saj. Janë dallgë të atij deti,që godisnin brigjetdëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën syprinën eujit.
Vuajtjet erritjes e sollën në 5 vjet ose në 1550ditë,kur banesa ndjeu pikëllim për ikjen e burrit të shtëpisë. Ishte “thyertrari kryesor”.
U lidh menënën ,që siç e shpreh ai .Për46 vjet me radhe ndërtoi lidhje te fuqishme shpirtërore duke e pasur pikereferimi e muze frymëzimi në shumë poezi. Nëna. Naimi dhe natyra kaneqene shtysa e pare drejt magjisë se artit poetik.
Përse nëna?Ajo është thirrja e parëdhe e zëshme e botës. Ajo na mëkoi gjakun ,qumështin, fjalën. Po shqyrtojmënjë seri mënyrash , që kanë një lidhje gjaku me dhembshurin e nënës .Dhembshuria e saj nuk është e lindur vetëm në insekte, por një energji e pashueshmedhe e pazhbëshme e ardhur nga pjesa e sipërme ,atje ku ngjizet energjia
. Ajo vjen , bëhet e fortë në kapërcim të viteve tekseksi femëror . Dhe i është dhënë vetëmasaj . I është lënë vetëm asaj , si zotërim energjie më tepër .
Përse Naimi ? Kënga naimjane si pjesë e shpirtitnaimjan është mesazhi, që na ngjizi koha nëpër deje është si puna e mishit, qëme gjakun përbëjnë eshtrat e këtij kombi.
Përse natyra? Natyra është frymëzim si gjithera përkrijuesit e botës. Format,ngjyrimi,drita,flora e mrekullueshme një sërëfenomenesh, që lënë gjurmë ,që gdhendinbrazdë në thellësi të shpirtit .
Kështu duke parë tre elementët Qerimi u bë poet.
Përse tre. Janëtre elementë të domosdoshëm dhepërcaktues në gjithë jetën. Tre si nëlibra të adhuruara nga njerëzimi. Ne si shqiptarë gjysmë pagan e gjysmëbesimtarë kishim nënën,natyrën dhe poetin preferuar, në këtë rast Naimin.
E shkruaj si në rrëfimin etij: Ne vitin 1963 shkon ne Tirane për te kryer studimet ushtarakedha pas shtate vitesh titullohet oficer në specialitetin e artilerisëkundërajrore. U emërua ne kryeqytet ku shërbeu dy vjet pranë ish fushës seaviacionit Laprake. Në vitin 1971 transferohet ne Vlore ku njihet e dashurohetme Afërditën duke krijuar familjen, nga e cila erdhën ne jete katër djem. Pasdhjete vitesh një tjetër transferim bëri te sistemohej ne Lushnjë dhe në vitin 1991rikthehet përsëri në Vlore. Ka shkruar në shtypin periodik të kohës, kryesishtnë atë ushtarak. Në vitin 1998 me një grup krijuesish vlonjate formuan Shoqatëne Shkrimtareve “Petro Marko” dhe deri ne vitin 2001 ka qenë kryetar i saj. Qënga ai vit vendoset ne Pistoia – Itali, ku banon edhe sot se bashku me Afërditën,Albanin,dhetre djemtë e tjerë.
Albani është një djemtë e Qerimit,qëpër nga talenti është njohur si këngëtar i muzikës së lehtë.Alban Skënderaj kafituar mjaft cmime në festivalet shqiptare.Shprehja bëmë baba të të ngjaj,këtumerr një devijim të lehtë.Albani një nga të katrat djemtë e Qerimit u bë këngëtar,,Qerimi poet.
Veprat letrare
Poezi, ka shkruar librat :”Nje gote pikëllim”,”Mendimet m’u çmenden”,”Qielli nepiken e lotit”,”Djaleri e thinjur”,”Rrudhje mali”.“Lulet e fajit”,”Nen hijen efundvjeshtes”.
Proze ka shkruar librat :”Varri i gjalle “ roman, “Perplasjae madhe” – Tregime, ese. “Pas kuintave te teatrit diktonin” – roman.
Për librin ‘Nën hije të fundvjeshtës Myrteza Marapoet,kryetar i shoqatës “Petro Marko”,ka shkruar Poeti loton me penë mbi rreshtat e kësajpoeme me përmasa fishtjane. Krahët e shqipes janë rrudhur në qiellin e përziernga erërat gri, por poetishpreson e ëndërron.
Shpresa e Madhe Shqipes i ngjan një anije mbi det të trazuar që herë zhytet eherë ngrihet mbi kreshtat e thinjura të dallgëve, në kërkim të fanarit pranëbregut. Timonierët e anijes – si fletët e kalendarit. Ata që i njohin pikat ehorizontit i kanë kthyer gjoksin erërave gri duke e bërë shqipen “Kryezonjë”.Të tjerë, disa i zuri deti.
Disa u thyen nga dallgët dhe disa të tjerë, ata qëbrohorisnin si grykë shpellash, e braktisën anijen, ose e bënë atë urë. Kyshqetësim sa poetik, aq dhe atdhetar, përcillet në këtë vepër letrare mekulturë duke i dhënë mesazhit artistik ngjyrën e testamentit. Poemambetet e hapur për të shkruar e rishkruar brengën dhe dashurinë e madhe përvendin e kombin, sepse krahët e Shqipes, na kujton kjo poemë, ende s’janështrirë në përmasat e lirisë së saj, ëndrrave që i kanë dhënë zotat. Sigjithnjë, malli për nënën përcillet me aq ndjenjë në poemthin “Bisedë meNënën”. Emocionet janë njerëzore, por dhe artistikisht të arrira.
Lirikat e këtij vëllimi janë interesante: të brishta, transparente, flladitëse.Si ndjenjë, dashuria është pronë e shpirtit njerëzor, por vetëm poeti i këndon bukur asaj. Vetëmfrymëzimi poetik bën universale detaje të thjeshta, marrë nga jeta dhevëzhgimet e përditshme.
Qerim Skenderaj: Rrënjët e mia
Para afro një shekulli, babai immbolli fare ne një fshat te largët te Mallakastres, ku ishin hedhur rrënjë tethella prej stërgjyshërve. Fara ime mbiu e fundit, pas katër mbirjeve temëparshme. Një termet i fuqishëm na shkuli qe andej dhe na s’postoi gjetke, kunuk kishim as rrënjë as dege. Unë atëherë isha akoma një filiz i njome. Nuk indjeva fare dhimbjet e shkuljes. Mund te me rimbillnin prapë ne forme fidanidhe sigurisht do ti thelloja rrënjët e mia. Por nuk ndodhi kështu. Dëshira përshkollim me çoi ne Tirane, si një dege te re, veshur ne te blertën ushtarake.
Rikthehesha ne vendlindje për te marr ushqim nga rrënjët e babait, por atjekishte mbetur vetëm varri i tij. E ndjeja dhe e jetoja me keqardhje te thelle,se rrënjët pa dege, po kalbeshin nen toke. Te mite kishin hedhur rrënjë tereja; nuk kujtoheshin me për to. Veçse unë nuk kisha rrënjë atje, prandajshkoja shpesh te te vjetrat ti ushqeja me degën time te blerte, tu jepjaoksigjen e tu zgjatja jetën sa te mundja. Shëtisja, kujtoja, qaja e qeshja mefemijerine time te papërsëritshme. Tirana, me bukuritë kryeqytetase, mezhurmën dhe qetësinë e dikurshme apostolike, me mori 10 vjet.
Me shndërroi nenjë dege te pjekur, te fuqishme, por akoma pa rrënje për tu shtuar e zgjeruarne oborrin tim. E ndërsa kërkoja toke për te mbjelle farën time si prind i ri,një sopat me “krasiti” keq. Me preu një cope te blerte nga dega e me degdisi negadishullin e njohur te Vlorës.
Atje mbërrita i gjymtuar, i trembur nga frika embjelljes dhe e gjeta te udhës te rrija ca kohe i mbyllur. Vlora me bukurinëandetase, me panoramën magjike te një parajse tokësore, me ftonte te ngulesha,te hidhja rrënjët e mia te thella për te krijuar me pas një trung te fuqishëm.Pas me se tre vjet kërkim, rashë ne toke te mire për te mbjelle.
Mbollacilësisht dhe prej saj çelen dy bisqe te shëndetshëm e te bukur qe me gëzonin elumturonin çdo dite. Por edhe Vlora si Tirana, nuk me mbajti dot me shume se 10vjet. Me dhimbje shkula dy lastarit e bukur per tu vendosur ne qendër teMyzeqesë. Lushnja, si toke e begate qe ishte, me priti mire, me ushqeu me miredhe me krijoi kushte te mbillja dy here te tjera. Edhe këtu lastarët qe çelenishin njësoj te bukur e te shëndetshëm si te paret. Ne pritje te një lazdonjeqe e dëshiroja aq shume, nuk munda te shtohesha veçse me sythe qe rriteshinshpejt për tu bere çatenj te një peme, tashme me katër dege. Me pare meLushnjen nuk kisha asnjë lidhje, por ajo me lidhi ngushte me artiste te vërtetëte penës dhe penelit.
E shpërtheu ndjenjën time qe kishte ndenjur strukur ngafrika e një “krasitje” te dyte. Por edhe Myzeqeja, megjithe bujarinë e saj nukme mbajti dot me shume se 10 vjet. Kur u prishen gjerdhet dhe u lejua levizja elire, u riktheva ne Vlorën e ëndrrave te bukura ku kisha ndërtuar për here tepare vatrën e mbjelljes.
Aty e rimbolla pemën qe shkula nga Lushnja. Isha neterrenin tim dhe do ti shërbeja te hidhte rrënjë te thella si ullinjteshekullore qe i mbante kurore prej 500 vjetësh. Kur pema mori vrull dhe povishej me një gjelbërim te dendur, një zjarr i papritur, por shume i rrezikshëmpërzhiti dy çatenjte e mëdhenj. Ca nga frika e ca te inatosur prej tymit qemaskonte marrëzitë e një djegie prej te çmendurish, u shqiten nga pema dhekapërcyen detin për tu rimbjellë ne një toke tjetër.
Por flaka ishte epamëshirshme. Filloi te digjte dhe ullinjte, pa përfillur fare rrënjët e tyre500-vjeçare. Kjo beri te shqiteshin e te kalonin detin edhe dy degët e tjera,akoma te paformuara për te nxjerre e pjekur fruta te ushqyeshëm. Ndërkohë nenakishte vdekur e ishte varrosur nen një qiparis ku bënin muzike cicërimat ezogjve. Pema kishte mbetur cung, pa asnjë dege. Unë dhe ime shoqe nuk ishim negjendje ti shërbenim per te çelur sytha te rinj. Pas 10 vjetësh e shkulem medhimbje dhe e kaluam përtej detit. Donim te gjenim nje toke te begate qe tapranonte e ta bënte te hidhte rrënjë, ne gjendjen e mjere qe ishte katandisur.Por zgjedhjen e kishin bere ata qe ikën përpara nesh. Vatrën për mbjellje epërgatiten ne Toskane.
Nje toke pjellore qe kishte lindur e rritur trungjeshume te rende te mendimit njerëzore, shkencëtare dhe artist qe vunë firmën senga duhej te kalonte rruga për te ngjitur lartësitë, deri atëherë, tekonsideruara te paarritshme. Një perle e vërtetë me gjelbërim gjithestinor. Ka10 vjet qe pema jone rritet e zhvillohet mes blerimit te toskanes me modestinëe nje peme normale. Gjate këtyre viteve ka shtuar dhe tri dege te tjera.
Efundit çeli lazdonja e shumëpritur qe na kishte munguar shume gjate. Degët eblerta po ushqejnë e zhvillojnë rrënjët. Emrin e tokës qe e pranoi te mbilletna pëlqen ta perkethejme: TOSK-JANE. Megjithatë ajo nuk bene pjese ne pemët enje pylli statik qe i bie fara gjithmone ne te njëjtin vend, ku si mbirjet dhevdekjet janë gjithmonë aty.
Ajo është një peme qe lëviz ne kërkim te një tokeme te përshtatshme ku stinët te dallojnë nga njëra-tjetra dhe zjarret te mosdjegin dhe ne dimër. Tani te mite e kane bere zgjedhjen e tyre, ndërsa unë dhe ime shoqe, zor se mund te rrime te ngulur me shume se 10 vjet…