Dëshmi e vullnetit të hekurt/ Valentina, 60 vjeçe, nga Gjirokastra nxiton të kapë provimin e maturës (video)

Ditën e sotme zhvillohet provimi i dytë maturës Shtetërore, ku sot maturantët i nënshtrohen provimit në lëndën e Gjuhës Shqipe.

Mes mijëra të rinjve është edhe Valentina, 60 vjeçe, nga Gjirokastra. Kjo zonjë ka lënë jo pak të habitur këdo që e pa teksa po nxitonte të futej në provim.

Rasti i Valentinës, i publikuar nga “FaxNews”, është tepër interesant dhe është dëshmi e vullnetit të hekurt që njeriu mund të tregojë për të përmirësuar veten dhe realizuar dëshirat e tij.

Fisnike dhe me thinja. Valentina na dëshmon se nuk është kurrë vonë për të rendur drejt dijes dhe përmirësimit të vetes.

Loading...