Vajza e deputetes së PD Jorida Tabaku është bërë për herë të parë pjesë e një interviste. Gjatë intervistës në Radarin Informativ në ABC, vajza e Tabakut ka ndërhyrë në mes të intervistës ku po fliste për inceneratorët, duke shkuar pranë deputetes teksa po qante.
“Dua mamin” është dëgjuar të thoshte vajza. Deputetja në pamundësi për të bërë diçka, ka vijuar ti përgjigjet pyetjes së gazetares Jonida Shehu ndërsa mbante të përqafuar vajzën.
Për disa momente ka qenë e vështirë vijimi i intervistës prandaj gazetarja Jonida Shehu i ka kërkuar Tabakut që të ndërpresë në mënyrë që të qëndronte pranë vajzës dhe ta qetësonte.
Por një familjar i deputetes ka ndërhyrë në ato momente dhe e ka marrë vajzën në dhomën tjetër, në mënyrë që ajo të vijonte intervistën.