Duam profesionistë, jo miq – Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka njoftuar hapjen e garës për 74 vende të lira pune në të gjithë vendin

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka njoftuar hapjen e garës për 74 vende të lira pune në të gjithë vendin.

Lame tha se bëhet fjalë për punësimin e 74 personave në strukturë, dhe jo punonjës me kontratë.

Ai iu bëri thirrje edhe të gjithë familjarëve, të afërmve, por edhe gjithë politikanëve, të mos ndërhyjnë për punësime, pasi për të zgjidhur nyjën e pronës duhen profesionistë.

“Sfidat e Kadastrës janë dy, gjendja katastrofike e hartografisë, ka një deformim profesional disavjeçar.

Deklaroj se reforma për rritjen e profesionalizimi do të vijojë. Do hapim garën për thithjen e profesionistëve të fushës.

Sot hapim garën për punësimin e 74 personave, jo punonjës me kontratë, por punonjës në strukturë.

13 vende të lira në Tiranë, në Vlorë 9 vende dhe vendet e tjera në qytetet e tjera të vendit.
Përfshirë gruan, kushërinjtë, prindërit, politikanëve të majtë e të djathtë, ju lutem mos më ndërhyni për punësime.

Ne duam profesionistë, jo miq. 

Të zgjidhim nyjën e pronës, që është nyja më e rëndësishme dhe kjo zgjidhet vetëm em profesionalizëm”, tha Lame.

Loading...