Përmes një postimi të ndjerë në facebook, motra e gjyqtares Hafizi, vrarë dy vite më parë nga ish bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, shkruan se për të koha ka ndaluar në atë ditë.
“Nuk më besohet që kanë kaluar dy vite pa ty. Ndihem e mpirë.
Për mua koha ka ndaluar në këtë ditë. Jetoj me ty në mendje, zemër e shpirt. Nuk të harroj në asnjë çast të jetës sime e sot dua që të të kujtojnë edhe të tjerët. Je dashuria e jetës sime dhe të dua në përjetësi.” shkruan Amela, motra e gjyqtares Fildes Hafizi në statusin e saj në rrjetet sociale.A
Loading...