Foto më sipër është e shkëputur nga filmi ku luante rolin e Rudinës, shahistja e vogël tek filmi “Dy herë mat”, nga më të dashurit dhe të komentuarit njëkohësisht.
Filmi trajtonte fëmijën e vogël e cila mundi në shah një nga shahistët më të mirë të Shqipërisë, që mbante emrin Ilo Pinci luajtur nga artisti Bujar Kapexhiu, një i moshuar elegant dhe mjaft i njohur sipas rolit që kishte veshur, për aftësinë e tij në lojën e shahut.
Një nga shprehjet që “rudina” përmend në film është “edhe akullore edhe çokollatë”, teksa jo pak përdoret edhe në jetën e përditshme si frazë kur jemi midis dy zgjedhjeve dhe nuk vendosim dot cilën duam më shumë.
Ajo nuk është më pjesë e aktrimit, e për këtë ka mbetur si në ‘hije’ ndërsa Manjola Begolli ndjek jetën e saj si e diplomuar në Ekonomi dhe që sot është biznesmene.
Më poshtë është një foto e saj e realizuar jo shumë kohë më parë, ku pavarësisht se disa nga tiparet kanë mbetur të njëjta, përcaktimi se kush është nëse nuk do ta dinim do ishte i vështirë.