E mitura theu këmbën/ Dëshmi kontradiktore dhe video që fshihen, çfarë po fsheh kopshti ‘Stinët’?

Është shoqëruar me shumë mistere rasti i thyerjes së këmbës së një vajze 3-vjeçare në Kopshtin “Stinët” në Tiranë. Fillimisht prindërve iu tha se vajza ishte pickuar nga një insekt për shkak të ënjtjes së këmbës, por më pas doli që kishte thyerje të kockës femorale.

Pas konstatimit të thyerjes dhe futjes në veprim të policisë, drejtoresha e kopshtit tha se vajza mund të kishte rënë nga krevati dhe kishte thyer këmbën. fakt, asnjëra nga dëshmitë nuk korrespondon pasi edukatorja duket në video e shqetësuar para se sa vajza të flinte gjumë, ç’ka do të thotë se me shumë mundësi ngjarja e rëndë ka ndodhur para gjumit.

Megjithatë, nuk ka ende prova që fëmija është dhunuar nga edukatorja, të paktën kjo nuk duket në video. Fakt është së kopshti ka fshehur videot duke mos i dorëzuar të gjitha, që gjë rëndon shumë gjëndjen e tyre para drejtësisë.

Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e kopshtit sot, ndërkohë që edukatorja është shoqëruar në polici.

Loading...