Me një natyrë të qetë e cila rezaton ëmbësi, Elvira Diamanti është një nga personalitetet më të dashura për publikun.
Aktorja është një diamant në plejadën e aktorëve të cilët kanë lënë një gjurmë të rëndësishme me artin e tyre.
E dashur nga publiku, jo vetëm për rolet e paharruara në kinemanë shqiptare, por edhe për bukurinë e dashamirësinë që përcjell, aktorja Elvira Diamanti gjithmonë spikat në aktivitetetet artistike.
Elvira njihet për rolin e Marigosë, por kjo vetëm. Janë të shumë filmat ku aktorja spikatet për talentin e saj, në çdo interpretim.
Mund të cilësohet padyshim si një nga figurat më të vlerësuara të kinematografisë shqiptare dhe një nga femrat më të lakuara për bukurinë dhe formën e shkëlqyer fizike.
Edlira lindi në Tirane, më 30 nëntor 1962. Pas mbarimit te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve , me 1986 filloi pune si aktore ne Teatrin Popullor.
Interpretoi kryesisht role me karaktere pozitive, vajza romantike e të dashuruara, jo rrallëherë edhe me fund dramatikë.
Loja e ndjerë, por e flirtuar nga logjika dhe qasjet racionale u bë elementi i saj shprehës dhe fitoi cilësi rol pas roli.
Rolet në kinematografi
Edlira Diamanti ka luajtur me sukses në 12 filma.
Bukuria, hijëshia dhe portret i saj fotozhenik, së bashku me inteligjencën, e kanë bërë tërheqës aktrimin e saj para kamerës.
Mund të përmendim këtu rolin tek “Kush e solli Doruntinen” të I. Kadarese (1988).
Dy vjet me vonë i dha jetë një personazhi tjetër kompleks, atë të Margaritës që vinte sërish nga nje tjeter novelë e Ismail Kadaresë, Natë me hënë (1990), ku spikati për emocionalitetin poetik dhe kthjelltësinë e aktrimit të saj në figurën e krijuar.
Roli i saj më i spikatur, i cili la mbresa të forta, ishte ai i Marigosë . Ajo arriti të nënvizojë përmes këtij roli idenë e Ilirisë dhe të personalitetit të femrës, në një shoqëri ku sundojnë marrëdheniet patriarkale dhe ku fati paracaktohej prej autoritetit prindëror.
Me rolin e Mukadesit në filmin Dasma e Sakos (1998), përmes një lojë të kahut psikologjik, paraqiti tipin e gruas së poshtëruar, që kërkonte të realizonte dashurinë e saj të shtypur duke pohuar, si kundërvenie, fertilitetin dhe instinktin e saj prej gruaje pjellore. Në vitet 2000-2007 ishte drejtore e Teatrit Kombetar të Kukullave në Tiranë.
Në aktrimin e saj vërehet shfrytëzimi me zgjuarsi i kundërshtive dhe i rrafsheve diversive midis dramatikes dhe komikes, duke imësuar me fort elementeve të satirës, po aq pjesë e bukurisë sëlojes se saj bëhet edhe aftësia për të gërshetuar me sens anet psikologjike te perjetimit me peshtatjen elegante ndaj groteskut sa i takon marrëdhënieve me personazhet e tjera.
Nëse mund të përmendim disa nga shfaqjet në të cilat, aktorja ka luajtuar, mund të përmendim: Shi në plazh (1982), komedi Mësuesi i Letërsisë Shtëpia e Bernarda Albës dhe Vdekja e Dantonit/Pol.al/Marinela Lamçe/