Emergjenca nga zjarret, njoftim i rëndësishëm për shqiptarët në Greqi

Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar në lidhje me zjarret e shumta që kanë pushtuar vendin fqinj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve të kërkojnë ndihmë në raste nevoje. Si pasojë, ka vënë në dispozicion numrat e kontakteve në rast emergjencë.

Postimi i plotë:
Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit

0030-213 1510903

0030-213 1510953;

Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit

0030-210 3681730

0030-210 3681259

0030-210 3681350;

Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve / dhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al.

Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Loading...