Gazetari jep njofimin – Humb gjurmët 22-vjeçarja shqiptare në Greqi

Autoritetet greke kanë lëshuar alarmin për zhdukjen e vajzës shqiptare 20-vjeçare Juliana Osmani, në rajonin e Pireut.

Vajza 20 vjeçarja u zhduk në 22 tetor, ka flokë kafe, kishte një çantë shpine dhe mbante syze të zeza të miopisë.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka një apel dhe për shqiptarët në Greqi, që për çfarëdo informacioni që kanë mund të kontaktojë në Athinë “Buzëqeshjen e fëmijës” me telefon 24 orë në ditë, si dhe në “Linjën Evropiane të Fëmijëve të Humbur me nr.tel.116000” dhe të gjitha zyrat e policisë në vend.

“Në komunikim me institucionin “Buzëqeshjen e fëmijës” konfirmohet se ka mundësi që të mos ketë dalë jashtë kufirit dhe kërkohet ndihma e çdo bashkëkombësi tanë”, shkruan Zinxhiria.

Loading...