Historia tragjike e Andreas nga Fieri

Ardhja në jetë e një fëmije disa thonë është një bekim, disa të tjerë thonë që një engjëll hyri në banesën tuaj, shumë të tjerë mendojnë që më në fund jeta filloi të ecë në rrugën e duhur dhe të sigurt.

Por prindërit e Andrea Ranxhës, me lindjen e tij, mendonin që jeta e tyre u shkatërrua, dhe se zgjidhja më e mire ishte braktisja e tij duke mos e kërkuar asnjëherë.
Emri i tij i parë ishte Ilir, lindur në Fier, po në atë ditë pa u vendosur asnjëherë në kraharorin e nenës, ai braktiset dhe dërgohet në jetimoren e Durrësit.

Nga ana tjetër familja Ranxha nga Elbasanit, hidhërohej çdo ditë që nuk mundeshin dot të kishin një fëmijë, do të kalonte afro një vit dhe fati do t’i buzëqeshte foshnjës së braktisur dhe çiftit, pasi ata u takuan bashkë.

Çifti nga Elbasani menjëherë sapo e panë foshnjën pranuan birësimin e tij, duke ia ndërruar emrin nga Ilir në Andrea Ranxha.

Kështu do të kalonin vitet dhe dashuria gjithmonë do të rritej për djalin e tyre tëe birësuar, një përkushtim dhe kujdesje tepër të madhe, që Andrea asnjëherë s’do ta kuptonte që ishte i birësuar.

Por ai u njoh me këtë fakt nga familjarë të babait birësues, duke i thënë vetëm një ditë para ditëlindjes së tij, “shko gjej prindërit e tu, ti nuk i përket familjes tonë.”

Andrea ishte vetëm 12 vjeç dhe ka qene trauma e tij më e madhe. Pas ballafaqimit me prindërit e tij ata i treguan të vërtetën dhe se ju erdhi keq që ai e mësoi në këtë formë.

Vitet kalonin dhe bashkë me të dhe kureshtja e Andreas për të njohur prindërit e tij biologjik.

Ai rimerr një nismë të madhe për të kërkuar prindërit biologjik, i shtyrë dhe nga prindërit që e birësuan.

Më në fund ai gjen nënën e tij, tashmë me një burrë tjetër dhe me familje te re, duke i kërkuar që t’i qëndrojë larg dhe mos t’i hapë probleme me fëmijët e saj.

Këtë qëndrim e kanë mbajtur dhe fëmijët, ndonëse pas refuzimit të nënës së tij, Andrea përpiqet të flasë me babanë, por ai nuk denjoi as t’i flasë.

Ishte vëllai i të atit, xhaxhai i Andreas ai që i kërkoi që të vinte, por më parë duhet të bënte një test ADN-je pasi nuk ishin të sigurt.

Andrea i trembej se me ikjen e tij në Vlorë mund t’i rrezikohej jeta dhe kështu ndërpreu lidhjet, kontaktet, dhe dëshirën për tu njohur me familjarët e tij biologjik.

Vuajtjet për Andrean do të vazhdonin, në vitin 2015 tërmeti i fuqishëm do të prekte dhe banesën e tij ku ende dhe sot nuk ka mundur ta rregullojë.

I pamundur për të kryer një punë, pasi vuan nga një sëmundje në shtyllën kurrizore, ai çdo pasdite del në qendrën e qytetit të Elbasanit dhe luan muzikë për qytetaret.

Ai e quan veten një artist rruge, jo lypës, pasi janë të shumtë ata që i drejtohen me këto fjalë.

Ndonëse i pa shpresë për të rregulluar banesën e tij nga institucionet, Andrea merr një hap tjetër duke ju drejtuar rrjeteve sociale, e duke u përpjekur që dikush ta ndihmojë.

Por ne këto rrjete ai do të ndeshej me fjale diskriminuese, ofenduese, bullizuese, dhe kërcënuese.

Ai është përpjekur të kryejë shumë punë të tjera, si kopshtar, pastrues në varreza dhe çdo e ardhur që ai merr menjëherë ia dorëzon nënës së tij birësuese, por që për Andrean ajo mbetet me plotë gojën nëna më e mirë në botë dhe se çdo ditë kujdeset për të duke i lehtësuar çdo punë në shtëpi.

Kohë më pare Andrea është quajtur dhe si mjek popullor, ku me mjekimet e tij kanë dhënë rezultate të shumta.

Ai rrëfen se veç mjekimeve popullore ai shëronte dhe persona të prekur nga magjira të ndryshme.

Sot i lënë i harruar nga prindërit e tij biologjik, shteti, fqinjët, në emisionin “Rrëfimi Juaj” dëshiron që të rrëfej jetën e tij, ashtu siç është ajo bardhë e zi.

Lumturia më e madhe për të është se është rritur nga një familje e mrekullueshme e cila i ka falur dashuri dhe përkushtim, ndërsa lidhur me familjen e tij biologjike ai i uron vetëm të mira dhe se për këtë situatë nuk është ai fajtori, siç e shpreh dhe vet ai, ishte thjesht një fëmijë, por që kërkonte dashuri dhe përkushtim.

Gjëja më e veçantë që sot ai ka është nëna e tij që e birësoi. Sot ajo është në një moshë të thyer, dhe Andrea tregon kujdesin maksimal.

Ndonëse ka pasur mundësi për tu larguar nga Shqipëria, ai ka refuzuar pasi nuk mundet dot që të lërë nënën e tij vetëm në këtë gjendje.(MCN TV)

Loading...