Vëllezërit e famshëm korçarë, Endri dhe Stefi Prifti kanë folur së fundmi në emisionin “Rudina” për mënyrën sesi frymëzohen ata për të sjellë në tregun muzikor projekte interesante, por edhe për jetën personale.
E teksa komentuan këngën e tyre më të re, të titulluar “Trëndafili fshihet nën gjethe”, tekstshkruesi i këngës, Endri, u shpreh se e kishte përfunduar “pasi i kishte marrë dhenë martesa”.
“Kryesisht flet për dashurinë, por unë kur shkruaj fus edhe intrigat, servilët…të gjitha këto janë brenda kësaj kënge”– tha ai.
“Askush më mirë se unë nuk e njeh Endrin, ne të mirat dhe të këqijat i kalojmë bashkë. Unë nuk jam shfaqur në videoklip.
Ishte gjendje totalisht e Endrit dhe tani që e pashë përsëri klipin mendoj se ka konflikt gjendjesh, të cilat Endri i ka përjetuar në mënyrë ekstreme vitet e fundit. Ka dashuri, ka urrejtje, por në fund ai thotë: çfarëdo që të ndodhë, unë jam ky që jam”– komentoi më tej Stefi.
“Të ndarë ishim me letra, po bashkë ishim prapë… Madje, mund të them se gjithë kohën kemi qenë bashkë. Që pas divorcit ndaheshim nja dy muaj maksimumi dhe lidheshim sërish.
Edhe pushimet në verë të dy i kaluam në Durrës e Dhërmi, së bashku më dy djemtë (djalin nga martesa jonë dhe djalin tim të madh nga martesa ime e parë)”, është shprehur asokohe këngëtari korçar.