Italia nuk është vendi i lexuesve të mëdhenj, prandaj, është befasuese të zbulosh se një fëmijë vetëm 5 vjeç ka arritur të lexojë 125 libra në një vit, sipas “La Stampa”. Të gjitha librat ishin pjesë e bibliotekës “Bartolomeo Della Fonte”, në Montemurlo, në provincën e Pratos.
Protagonist i kësaj historie është Mattia Mehdihoxha, me origjinë shqiptare, por banues në qytetin e vogël toskan.
Një fëmijë me pasion të madh për tregimet dhe leximin. Sipas një llogaritjeje të shpejtë, Mattia udhëtonte nga shtëpia në bibliotekë afërsisht një herë në tre ditë.
Biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” vendosi t’i jepte 5-vjeçarit çmimin “Lexuesi i Vitit”. Çmimi u dorëzua nga këshilltari i Kulturës i komunës së Montemurlos, Giuseppe Forastiero.