Këngëtari Sabri Fejzulahu është një nga më të dashurit e mbarë trevave shqiptare.
Pas një jete në skenë këngët e tij vazhdojnë të kthehen ndër më të dashurat, duke sfiduar kështu ekstravagancën që ka pushtuar ekranin.
Veç jetës dhe karrierës muzikore që nuk e ka në plan ta ndalë për aq kohë sa e do publiku, Sabriu ka treguar për emisionin ‘Lart e Poshtë’ pengun më të madh të jetës së tij.
“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar.
Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua as familjarëve të mi.
Loading...