Miq,kolegë,të afërm kujtojnë sot aktorin,parodistin Muhamet Liko.
Sot në këtë datë një vit më parë ai u largua nga kjo jetè papritur…
Koleget shprehin trishtim,mall,kujtime për mikun evtyre të paharruar.
Agron Hamo
Sa e cuditshme dhe pabesueshme nje vit pa ty. Te kujtojme ne cdo cast, ashtu sikurse emocionohemi sa here hyjme ne studion tone ne teater. Karrigia jote eshte aty, bosh…
Sa na mungon! Bisedat tona, krijimtaria jote, shakate e tua.
Por e dime qe ti je gjithmone i pranishem, je ne studio me ne, ngjitesh ne skene me ne, je ne zemrat e Vlores dhe gjithe Shqipërise. Dhe sa here na duartrokasin, ti je aty, Shok, Vella, i vogli Muhamet! I paharruari Muhamet!
Matilda Avduli
Gjithmonë do të kujtoj i miri Meti!
I paharruar!
Roland Minga
Kaloi një vit që Muhamet Liko i mungon humorit (dhe i mungon shume), teatrit të Vlores. Ne do ta kujtojmë gjithmonë kolegun e vlerë dhe mikun e dashur Meti. I paharruar qoftë.
Artan Islami
Kaloi nje vit dhe akoma nuk me besohet. Une do te kujtoj gjithmon te qeshur plot humor dhe eshte e vertete qe na le nje pasuri te madhe me talentin tend.
Genc Demiraj
Mirëmëngjes Muhamet !
Nuk di në është mengjes, drekë apo darkë aty tek ty por këtu është mengjes dhe ti e di mirë që rituali i çdo mëngjesi ne na takonte pa mungesa, për vite e vite me rradhë.
Na ç’përgjumte dhe gjallëronte me gaz dhe hare humori yt i përditshëm, e i përditshëm, e i përditshëm deri…! Deri një vit sot.
Një vit sot, që ne nuk përshëndesim më njeri-tjetrin por ama qeshim.
Qeshim, ç’përgjumemi dhe gjallërohemi me humorin tënd, me kujtimet e tua , që fal të madhin zot, ti na i ke lënë me shumicë.
I kujtojmë përherë mengjeseve ose edhe kur nuk mundemi, është e përditëshmja jonë jetësore që na i kujton dhe na ç’mall me ty.
U bënë një vit, or Met, që ti je larguar për në vendin që të takon, në parajsë… dhe megjithëse fizikisht na mungon, dhe na mungon vërtet shumë, mendërisht, shpirtërisht dhe virtualisht ty të kemi këtu në mes tonë, sepse ju jeni përherë bashkë, të pandarë si katër të pavdekshmit ” Parodistët e Vlorës” .
Hej o Met, më dëgjove ? Të thashë mirëmëngjes !
I paharruar Meti!
@laberianews