Labëria nderon bijtë e saj! Nderohet arsimtari dhe shkrimtari Remzi Gjika, ‘Mirënjohja e Labërisë’

Labëria nderon bijtë e saj.
Nderohet arsimtari dhe shkrimtari Remzi Gjika, “Mirënjohja e Labërisë”.
Në një aktivitet të zhvilluar dje në Vlorë, Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” nderoi me titullin, “Mirënjohje e Labërisë” intelektualin e shquar, arsimtarin e devotshëm dhe shkrimtarin e spikatur Remzi Gjika.
Merrnin pjesë intelektual të qytetit, anëtar të Shoqatës “Labëria”, familjar, shkrimtar dhe poet, shok e miq të zotit Remzi Gjika.
Aktivitetin e ka drejtuar Kryetari i Shoqatës “Labëria”, dega Vlorë, zoti Ahmet Demaj.
Për Remzi Gjikën si një nga mësuesit më të përkushtuar të rrethit të Vlorës, si një nga drejtuesit vizionar të arsimit në rreth, si shkrimtar dhe intelektual i spikatur kanë folur, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, poeti dhe studiuesi Albert Habazaj, shkrimtari Eqerem Canaj, shkrimtari Leka Skëndaj, etj, të cilët vlerësuan lartë kontributin e zotit Remzi Gjika si një nga bijtë e ndjeshëm të Labërisë, të Vlorës dhe të arsimit në gjithë këto vite.
Në fund Kryetari i Shoqatës “Labëria”, dega Vlorë zoti Ahmet Demaj i ka dorëzuar zotit Remzi Gjika vlerësimin, “Mirënjohja e Labërisë” për kontributin e dhënë në fushën e arsimit në rrethin e Vlorës, si një intelektual me diapazon të gjerë dhe si krijues.
Zoti Remzi Gjika falënderoi Shoqatën “Labëria” për këtë nder dhe të gjithë të pranishmit për vlerësimin dhe pjesëmarrjen e tyre.
Zoti Gjika shtroi një kokteil për pjesëmarrësit.

Loading...