Landi Hysi fjalë prekëse për Dr Florin: “Zemërthyer për ikjen tënd”

Si pa kuptuar kanë kaluar 5 vite pa Dr Florin, i cili ndërroi jetë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit e tij.

Sot në përvjetorin e tij të vdekjes nuk kanë lënë pa e kujtuar publikisht familjarët dhe miqtë e tij më të mirë.

Një prej tyre eshte edhe Landi Hysi, i cili e ka kujtuar Dr Florin që në orët e para të mëngjesit.

Duke bashkuar titujt e të gjitha këngëve që grupi “West Side Family” krijoi ndër vite, Landi ka prekur zemrat e të gjithëve.

“Floro! Më #beso kur them, ende #Zemërthyer për ikjen tënde. Këtu ende një #Deluzion për sa ke lënë pas, por #Mbigjithçka e pavarësisht se #Jetashkon, kujtimi yt mbetet fillimisht tek unë. #Tirona jonë e tutje. E kujtoj shumë mirë kur the #Krahëtetuadojem. Tani #Mjaft me llafe, koha për vepra. Në mund të jesh i drejtë kur mbi ty shkelmojnë, atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë. #DrFlori”,-ishte këto fjalët që ka shkruan këngëtari.

Loading...