Lidhja e mbretëreshës Elizabeth II me Pogradecin/ Ish-kamarieri rrëfen historinë e pabesueshme

Mbretëresha Elizabeth II ishte një fanse e peshkut koran, peshk i cili gjendet vetëm në liqenin e Ohrit dhe në Rusi.

Ish-kamarieri i “Turizmit”, Josif Laçka ka rrëfyer për “ZonaZero” se kjo histori ka qenë e vërtetë, dhe se vetë monarkja sillte avionin e saj privat për të marrë peshk në liqenin e Ohrit.

“Peshku Koran është shumë i veçantë, por sigurisht avioni nuk mund të vinte në Shqipëri për shkak të regjimit komunist.

Mbretëresha dërgonte avionin e saj personal për të marrë peshk në liqenin e Ohrit”, ka rrëfyer ish-kamarieri i “Turizmit”.

“Në atëherë kishim në meny tavën me qepë dhe tavën me arra me marinatë.

I është gatuar edhe menuja e Koranit të Pogradecit dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, dhe se mbretëresha Elizabeth II ka preferuar më shumë atë të Shqipërisë”, ka qenë detaji që ka rrëfyer Laçka për monarken më jetëgjatë në fron, Elizabeth II e cila ndërroi jetë pasditen e djeshme.

Loading...