Marin Mema njofton ndërprerjen e transmetimit të emisionit deri në këtë datë

Gazetari investigativ Marin Mema, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se për shkak të Kampionatit Botëror, emisioni i tij “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin deri në datën 24 dhjetor.

Ai shkruan se, pavarësisht se nuk do të transmetohet, një gjë është e sigurt; “do të kemi dokumentarë të fortë pas kësaj ndalese të vogël”.

Miq të dashur për shkak të Kampionatit Botëror të futbollit do të bëjmë një ndalesë fare të vogël me “Gjurmë Shqiptare”. Për të pasur të gjithë hapësirën e përhershme kemi bërë këtë zgjedhje si forma më e mirë për të ruajtur cilësinë e nevojshme.

Do të rikthehemi menjëherë në dt 24 dhjetor me fuqi të reja, tema të forta, kërkime e të vërteta kudo në trojet shqiptare. Sigurisht kjo do të jetë periudhe pune intensive!

Do të vazhdojmë plotësimin e temave të nisura dhe nisjen e të rejave. Një gjë është e sigurt do të kemi dokumentarë të fortë pas kësaj ndalese të vogël.

Misioni vazhdon. Në ndërkohë nuk ndalemi me “Shqipëria Tjetër” çdo të hënë në 20:05.

JU DUA SHUMË dhe Ju falenderoj për mbështetjen.

Loading...