Mehdi Malkaj. Aktor. Lindi ne Memaliaj. Studimet e larta per aktor i mbaroi me 1983, ne Institutin e Larte te Arteve*.
Fill me pas u emerua aktor ne Estraden Porfesioniste te Ushtarit*, deri me 1992, ku nisi pune ne Estraden e Tiranes* dhe me pas (1999-2002) ne Publimedia dhe me pas ne Teatrin Kombetar*.
Shpejt u be aktor i pelqyer i humorit duke luajtur mbi 60 role ne shfaqje te ndryshme variete, ne komedi, ne filma e telefilma. Aktrimi i tij bie ne sy per perdorimin e elementeve te bufonades, te burleskut, gjithashtu edhe per mbajtjen e nje linje realiste, net e cilen fiton perparesi te sjellurit dhe pershtatshmeria ndaj tipit a karakterit qe interpreton.
U be i njohur vecanreisht me rolin e xha Brahos ne filmin televiziv me tre seri Gjuetia e fundit (1992-1993), ku portretizoi me sens te holle humoristik fshatarin kinse “patriot e te lidhur me Partine”, i cili vuante ne menyre stoike varferine e tij te skajshme dhe qe ne fund behet, madje, viktime e arbitraritetit te pushtetit.
Akosi te komedia Mashtruesit e Ilir Bezhanit ishte nje tjeter prerje komike origjinale e ketij aktori. Ne vizatimin e personazheve M. Malkaj synon perzgjedhjen dhe karakterizimin me vertetesi te tipave te larmishem, situates ku ata ndodhen; perdor hollesi te shumta shprehese, si dhe ngjyrime krahinore e popullore.