Mësimi 2 – Zanorja “ë” e theksuar – Nga mësuesja e gjuhës Lejla Gorishti

ZANORJA Ë E THEKSUAR

Shkruhen me “ë” të gjitha fjalët te të cilat kjo zanore e theksuar i përgjigjet historikisht një a-je të ndjekur nga një bashkëtingëllore hundore. Me “ë” shkruhen edhe të gjitha fjalët e prejardhura ose të përbëra, të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:

bëj, çështje, dëm, dëmtoj, dhëmb, dhëmballë, dhëndër, (kam) dhënë, dhënie, e ëma, (i, e) ëmbël, ëmbëlsi, ëndërr, ëndje, frëngjisht, gërshërë, gojëdhënë, gjë, gjëmë, gjëndër, hënë, këmbë, këmbësor, kënd, i këndshëm, këngë, këngëtar, lë, lëmë, lëndë, lëng, llërë, mbrëmje, më (pak), (s’dua) më, mëngë, mëz, nëmë, nëntë, nëntor, (kam) ngrënë, nxë, nxënës, një, (i, e) njëjtë, njëri, njëra, njëri – tjetri, njësi, përzë, (i, e) rëndë, rëndoj, (kam) rënë, rrënjë, rrëzë, shkëmb, shtatzënë, shullë, (i, e) tërë, tërësi, tërshërë, (shtëpinë) tënde, (kam) thënë, parathënie, thëllëzë, zë (zëri), zë, (kam) zënë etj.
Shënim:
Nuk përfshihen këtu ato fjalë që në gjuhën letrare kanë hyrë në trajtën me “a”, e cila nuk është më hundore: dhanore, (i, e) mangët, ranishte, shmang, zanë, zanore etj.

Shkruhen me “ë” fjalët me prapashtesën -llëk:

bollëk, budallallëk, gomarllëk, hamallëk, pazarllëk etj.

Kujdes!
Shkruhen dhe shqiptohen me ë të theksuarfalët që ne gegërishte shqiptohen me â(hundore), si:
rërë(rânë),bëj (bâj),nënë ( nânë). Po shqiptohen dhe shruhen me ë të gjitha fjalët e prejardhura apo të përbëra prej tyre, pavarësisht se ku bie theksi.

gojëdhënë jo gojëdhanë
i ëmbël jo ambël
ëmbëlsoj jo ambëlsoj
shatzënë. jo shtatzanë

Fjalët ranishte, bamirësi shkruhen me a.

Mësuesja e gjuhës shqipe
Lejla Gorishti.

Për të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe falas mund të kontaktoni :
Tel : 0675270616 ( Lejla)
Facebook : https://www.facebook.com/lejla.gorishti

Loading...