Moderatorja shqiptare: “Nuk e dua kunatën,shyqyr që jetojmë larg!”

Gazetarja Fjodora Fjora njihet për karakterin e drejtpërdrejtë, ndërkohë që së fundmi ka folur hapur për marrëdhënien me vëllain dhe kunatën.

“Im vëlla tani i thotë të gjithëve, domethënë i thotë gruas përgjithësisht: “Vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela (për qenin), vijnë ca vende bosh, pastaj vjen ti”, tha gazetarja në emisionin “Thumb” të Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës, ndërkohë që kjo e fundit e pyeti nëse i flet kunata.

“Herë pas here jo. Ajo nuk është as shqiptare, nuk e kupton fare këtë. Por unë e ndiej shumë që ajo nëse ka një person problem në jetën e vet, kjo jam unë. Por e ndiej që ajo këtë gjënë këtu e ka parë gjithmonë pak si rrezik.

Ne nuk jemi ai format kunatash që dashurohemi, jemi ato kunata që respektojnë njëra-tjetrën.

Fatmirësisht, jetojmë larg.

Unë them për sa kohë të kem vëllain mirë…”, tha më tej Fjodora.

Loading...