Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor bëri të ditur për të gjithë drejtuesit e mjeteve se duke nisur nga data 14 tetor çdo pagesë për vërtetimin nga RBS do të kryhet direkt në arkat dhe sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Një gjë e tillë bëhet me qëllimin e vetëm evitimin e radhëve nëpër banka si dhe heqjen e komisioneve ekstra në pagesë (bankat më parë merrnin 150-300 lekë komision).
Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka dakordësuar me RBS që komisioni për shërbimin (5% që do shkojë për arkën e DPSHTRR) nuk do t’i shtohet më qytetarit, por do mbahet brenda tarifës zyrtare prej 1400 lekësh.
Loading...