Pavlina Mani artistja shqiptare,shumë e dashur për publikun e cila prej 17 vitesh jeton në SHBA,ja si ka ndryshuar (foto)

Të gjithë e kemi njohur në filmat shqiptarë dhe gjithmonë ka qenë një aktore shumë e dashur për publikun.

Fjalën e kemi për Pavliona Manin e cila prej 17 vitesh jeton në SHBA.

Së fundmi gazetari Dalip Greca ka bërë një vizitë në shtëpinë e tyre, dhe ka postuar disa foto.

Postimi:

Sot paradite, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, New York.

Na pritën sic dijnë ata, me bujari dhe ngrohtësi. Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!

Pavlina Mani ka luajtur në komedinë e njohur shqiptare, “Pallati 176” . Kujtojmë që roli i fundit që aktorja ka luajtur ka qenë në serialin “Njerëz dhe fate”, krah Robert Ndrenikës.

Loading...