Pas nje periudhe te gjate me probleme dhe shqetesime shendetesore rapsodi Feti Brahimi eshte rishfaqur duke postuar ne profilin e tij ne facebook nje poezi drejtuar miqeve dhe shokeve te tij ku nenkupton se gjendja e tij shendetesore eshte duke u permiresuar dhe do dale te takohet me shoket dhe miqte :
Sot mu duke dita behar
Po dimri sa ka filluar
Vura veten ne kandar
E pyeta mos jam sheruar?
Ja dhe pake o djale i mbare
Po zoti te ka ndihmuar
Kur të vij koha behar
Do dalesh duke kenduar
Mu be gjoksi si hambar
Gruan duke perqafuar
Nga malli lotet me vane
Malli me kish perveluar
Edhe pakë e vjene Janar
Vite i ri na zente gezuar
Tani dite per dite do dal
Po jo me bastun ne duar
Miqe e shoke u paca mbane
Kudo qofshi te nderuar
Per ju malli me ka marre
Së shpejti mundet tu shkruaj